‘Dridhet’ Serbia – Publikohet armatimi që Gjermania ia dhuroi Ushtrisë së Kosovës
Pas shndërrimit të Kampit të KFOR-it Gjerman në Prizren në Park Kosovar-Gjerman Inovativ dhe Trajnues, KFOR-i Gjerman përmes Ministrisë së Financave i dhuron Kosovës pajisje në vlerë prej 1.8 milionë euro.
Gjatë një vizite në Ministrinë e Financave, përfaqësuesit e KFOR-it Gjerman në Kosovë theksuan përkushtimin e tyre për mbështetjen e institucioneve të Kosovës përmes projekteve të ngjashme, siç është projekti i Parkut Inovativ dhe Trajnues, njofton Ministria e Financave.
Në anën tjetër, ministri Hamza theksoi se bashkëpunimi me Qeverinë Gjermane është dëshmi e një bashkëpunimi me sukses në fusha të ndryshme me partner serioz siç është Qeveria Gjermane. Jetësimi i projektit të Parkut Inovativ dhe Trajnues është një mundësi e jashtëzakonshme për qytetarët e Kosovës dhe institucionet e vendit, përmes të cilit pritet të realizohen projekte tejet me rëndësi.
Vlen të theksohet se nga ky park në të ardhmen pritet të përfitojnë edhe vendet e rajonit. Dhurimi i pajisjeve nga KFOR-i Gjerman mundëson që Parku Inovativ dhe Trajnues të fillojë funksionin e tij shumë shpejt.
Në fillim të këtij viti, Qeveria e Kosovës dhe Qeveria Gjermane patën iniciuar diskutimet mbi të ardhmen e Kampit Fushor të KFOR-it Gjerman në Prizren, pas largimit të trupave ushtarake nga kampi.
Pritje të gjata në kufirin Kroaci-Serbi, mërgimtarët thonë se ka neglizhencë nga policia serbe
Pritje të gjata në kufirin Kroaci-Serbi, mërgimtarët thonë se ka neglizhencë nga policia serbe
Mërgimtarë të shumtë kanë marrë rrugën drejt Kosovës. Festat e fundvitit po sjellin mërgimtarët në Kosovë, por që përgjatë rrugës po përballen me kolona të gjata në pikat kufitare.
Me pritje të gjata mërgimtarët po përballen edhe në pikën kufitare Kroaci-Serbi
Sipas mërgimtarëve neglizhenca qëndron pikërisht tek policia kufitare serbe.
Ndërkohë në orët e hershme të mëngjesit ishte njoftuar edhe për pritjet e gjata në pikën kufitare të Merdares.
Letër nga Sofja: Bullgarët nuk do të hyjnë në asnjë koalicion anti-shqiptar
Letër nga Sofja: Bullgarët nuk do të hyjnë në asnjë koalicion anti-shqiptar
Më 22 dhjetor në portalin shumë të respektuar “Gazeta Metro” u publikua një artikull me titull: “Vucic krijon koalicion anti-shqiptar me Rumuninë, Bulgarinë dhe Greqinë”. Mendoj se janë të nevojshme disa sqarime në lidhje me titullin dhe përmbajtjen e artikullit. Takimi ndërmjet liderëve të këtyre shteteve kishte për qëllim thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes tyre. Tek opinioni bullgar ekzistojnë disa hezitime pse në këtë forum merr pjesë edhe Serbia, e cila nuk është anëtare e BE-së dhe e NATO’s ndryshe nga vendet e tjera, por me prioritet për Sofjen janë çështjet ekonomike dhe ndërtimi i infrastrukturës rajonale. Bullgaria merr pjesë edhe në forume të tjera si p.sh. “Takimet e Selanikut” së bashku me Greqinë, Maqedoninë dhe Shqipërinë.
Në takime të tilla bisedohet kryesisht për zhvillimin e infrastrukturës dhe të lidhjeve ekonomike dhe jo të krijohen “aleanca”, “boshte” etj. Pala bullgare në asnjë mënyrë nuk mund të bartë përgjegjësi për fjalime nga ana e liderëve të shteteve të tjera, të cilët e përdorin çdo mundësi që t’i paraqitin qëndrimet e tyre rreth çështjeve të ndryshme. Si hulumtues i temës mund të deklaroj se politika rajonale e Bullgarisë nuk ka të bëjë me krijimin e “koalicioneve” kundër asnjë shteti ose populli. Historikisht Bullgaria ka luftuar më së shumti pikërisht me këto tri shtete dhe nuk ka asnjë arsye madje nga pikëpamje historike të ketë “armiqësi” me shqiptarët dhe “miqësi” me serbët, grekët dhe rumunët. Të kundërtën, ndërmjet Bullgarisë dhe Serbisë ka disa çështje të hapura, të cilat janë të lidhura kryesisht me të drejtat e komunitetit bullgar në Serbi. Sofja zyrtare disa herë ka deklaruar se Beogradi do të ketë probleme në rrugëtimin drejt BE-së nëse do të vazhdonte me politikën përbuzëse dhe destruktive kundrejt komunitetit bullgar në këtë shtet. Gjithashtu, në politikën e jashtme të Bullgarisë nuk luan dhe nuk ka luajtur rol fakti se shumica e popullsisë bullgare i takon denominacionit ortodoks të fesë së krishterë.
Nuk mund të pajtohem edhe me një pohim tjetër – “Poashtu këto vende, asnjëra, përveç Bullgarisë e cila tashmë udhëhiqet nga një Qeveri pro ruse, nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës”. Bullgaria është anëtare e BE-së dhe e NATO’s dhe i zbaton në mënyrë të përpiktë vendimet e këtyre organizatave ndaj Rusisë dhe politikës së saj. Ndoshta shembulli më i fundit është vendimi i qeverisë bullgare nga këto ditë të blihen aeroplanë ushtarakë F-16, të cilët do t’i zëvendësojnë aeroplanët rus MiG-29.
Institucionet e Bullgarisë shpesh meritojnë kritika për të prirjes së tyre pasive ndaj zhvillimeve politike në rajonin tonë, por nuk duhet të harrojmë se pikërisht Bullgaria e organizoi kryesimin e Këshillit të BE-së në gjysmën e parë të vitit 2018 me theks të veçantë mbi integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Bullgarisë i mungon “PR strategjik” në fushën e politikës së jashtme dhe sidomos sa i përket Ballkanit Perëndimor që t’ia sqarojë opinionit të gjerë qëllimet e politikës së saj, por pa asnjë dyshim mund të pohojmë se Bullgaria ka marrëdhënie të shkëlqyeshme politike si me Shqipërinë, ashtu edhe me Kosovën dhe kurrë nuk do të hynte në “koalicione antishqiptare”, jo vetëm sepse do të ishte në kundërshtim me frymën evropiane, por do të ishte edhe kundër interesave strategjikë të Bullgarisë.
E përgëzoj redaksinë e gazetës “Metro” për punën e saj dhe shpresoj se do të ketë kontribut të madh për zhvillimin e kontakteve ndërmjet popujve tanë.
(Autori është albanolog i njohur nga Bulgaria dhe Ligjerues në Universitetin e Shën Klementi i Ohrit, në Maqedoni)
Dhurata e Ramës për Putin kalon çdo kufi: ‘Hajt, ta gëzosh Rafinerinë e Ballshit’
Dhurata e Ramës për Putin kalon çdo kufi: ‘Hajt, ta gëzosh Rafinerinë e Ballshit’
FBI e kishte përshkruar që më parë konturin e këtij skenari aventurier dhe në fund doli pikërisht ashtu siç besonin hetuesit e përtej oqeanit.
Mashtrimi i madh shqiptar i Harry Sargeant III, manjati i falimentuar i naftës, mbi të cilin por hetojnë autoritetet amerikane, është kryer në Rusi, duke u ndërthurur bujshëm me një tjetër fill hetimesh të hetuesve amerikanë, ajo e lidhur me “thesarin” e zi të presidentit Vladimir Putin.
Nisemi nga një e dhënë zyrtare: rafineria e naftës në Ballash – besuar nga kryeministri shqiptar Edi Rama dhe qeveria e tij “investuesit shumë serioz amerikan” Harry Sargeant III në këmbim të premtimeve ekonomike të pambajtura kurrë – ka kaluar në pronësi të grupit petrolier Gunvor, i cili ka marrë tashmë kontrollin.
“Dhurata” e Ramës për spekulatorin “made in Usa” tashmë bëhet ekonomi reale. Sigurisht jo për të mirën e vendit e të nevojave të tij, por në favor të xhepave të Sargeant dhe të miliarderëve të uritur mes protektorëve të tij të korruptuar brenda “Pallatit”.
Mjaftuan gjashtë muaj administrim nga ana e themeluesit të International Trading Company (e deklaruar e falimentuar në shkurt 2016 nga një gjykatë amerikanë për shkak të borxhit mbi 100 milionë dollarë) për ta shndërruar fatin e rafinerisë fatkeqe të Ballshit në oper.acionin më shqetësues të riciklimit ndërkombëtar që mund të ketë parë ndonjëherë Shqipëria.
Sergeant duhej të investonte 52 milionë dollarë në Shqipëri dhe të balanconte ndërkohë financat me borxhe të mëdha të kompanisë Armo, e cila kontrollon impiantin e përpunimit. Kishte deklaruar të investonte edhe 100 milionë dollarë të tjerë në “Transatlantik”, një tjetër kompani energjetike shqiptare në katastrofë financiare. Të gjitha fjalë, të marra si të vërteta nga Edi Rama e qeveria e tij.
Sipas FBI dhe Departamentit të Shtetit të SHBA, ish-piloti luf.tarak i marinës amerikane Harry Sergeant duhej thjesht të hapte rrugën për mbërritjen e koracatës së Putin, duke injoruar çdo rezistencë “politike” apo kontroll ligjshmërie.
Gunvor – thonë publikisht hetuesit amerikanë – është një nga “asetet” kryesore të thesarit të zi të Presidentit rus Vladimir Putin. Agjentët, që në zbatim të “embargos” kanë llogaritur pasuritë e fshehura të Putinit, citojnë dëshminë e një ish-këshilltari të tij, Stanislav Belkovski, që prej kohësh është vënë në dispozicion të organeve hetimore ndërkombëtare dhe ka treguar se si një pjesë e mirë e pasurive të presidentit përbëhen nga 75% e Gunvor, 37% e grupit të naftës Surgutneftegaz dhe nga 4.5% e kolosit Gazprom.
Vladimir Putin në Gunvor përfaqësohej deri pak kohë më parë nga Genadi Timçenko, një ish-kolonel i KBG që jeton në Gjenevë dhe tregohet – që nga fillimi i viteve ’80 – si një nga hierarkët më të besuar të presidentit rus.
E themeluar më 1997, për dhjetë vjet Gunvor u bë kompania numër tre në botë për tregtinë e naftës dhe komoditeteve nga Evropa Lindore. Aktualisht administron 30% të eksporteve ruse. si kryetar të grupit, siti i kompanis shfaq zyrtarisht një operator suedez, Torbjom Tornqvist, konsull nderi i Suedisë në Gjenevë, i apasionuar pas barkave (skuadra e tij, Artemis Racing, ka fituar edicionin e 34-t të America’s Cup).
Me zyra në Gjenevë, Amsterdam e Qipro, Gunvor përhapet nëpër botë si një njollë nafte.
Tani edhe në Shqipëri, falë shëbrimit të Harry Sargeant III, ekspert i madh i parajsave fiskale dhe i aleancave “të guximshme”.
Kryeministri shqiptar Edi Rama ndoshta nuk është në dijeni të faktit që të gjitha shoqëritë e Sargeant – përfshirë ato “offshore”, për të cilat Departamenti i Shtetit ka hartën e plotë – janë në “listën e zezë” të qeverisë amerikane dhe nuk mund të operojnë në administratën publike.
Gjykata amerikane për aktet e korru.psionit jashtë vendit i ka përkufizuar aventurat e fundit të manjatit të naftës si “forma më e keqe e përfitimive nga lu.fta” e pahetuar kurrë, përfundim në të cilin kishte arritur edhe një komision special i Kongresit. Sargeant, gjatë luftës në Irak, kishte siguruar një kontratë me Departamentin e Mbrojtjes për furnizim të ushtrisë amerikane me karburant. Ai administronte transportin e karburantit – nga Jordania në Irak – në regjim absolut monopoli pasi kishte korr.uptuar me dhjetëra miliona euro një apo më tepër anëtarë të familjes mbretërore jordaneze, të cilët i siguronin ekskluzivitetin e sektorit dhe përjashtimin me forcë të çfarëdolloj konkurrrence.
Pas tri kontratave të para me Departamentin e Mbrojtjes, Sargeant përgatit goditjen e katërt. Në rastin e marrëveshjes prej 2.7 miliardë dollarësh, vendos të përjashtojë ortakun jordanez që i kishte siguruar në fillim licencën e transportit në shkëmbim të pjesëmarrjes në biznes. Ish-marinsi vendos t’i kanalizojë ndryshe përfitimet për të shmangur thelën e madhe jordaneze.
Më 2008, Mohammed al-Saleh, dhëndri i Mbretit të Jordanisë – ortaku i Sargeant – nis procedurën ligjore kundër Sargeant në Gjykatën e Apelit në Florida, duke e akuzar për mashtrim, dhe më 2011 e fiton gjyqin: 29 milionë dollarë dëmshpërblim, plus 3.5 milionë dollarë interesa.
Ndërkaq, gjatë debatit dolën provat e akteve korruptive, të dokumentuara për të paktën 50 milionë dollarë, për të cilat nisën hetime voluminoze.
Në fund, më 2016, falimentimi, vendosur nga Gjykata Falimentare e SHBA.
Çështja bëri bujë, edhe për shkk se Sargeant ishte midis financuesve kryesorë të Partisë Republikane dhe mbështeste ekonomikisht fushatën elektorale të Mitt Romney e John Mc Cain.
Nga thellimi i FBI u zbulua gjeografia ndërkombëtare e komnpanive të Sargeant në parajsat fiskale dhe një mal miliardash të fshehura nga taksat.
Pastaj, e pabesueshme por e vërtetë, pikërisht në muajt e errët të falimentit, mbërritja në Tiranë…
Deri sot, asnjë qindarkë nuk është investuar nga sipërmarrësi nga Florida në afarin shqiptar.
Por shitja te Gunvor – siç pohojnë të mirinformuarit e sektorit – ishte programuar prej kohësh. Dhe provat e shitjes janë në dokumentat e paraqitur nga Gunvor pranë një banke evropiane me filial në Tiranë, si garanci për furnizimin me lëndë të parë të destinuar për rafinerinë.
Po tani, çfarë do të bëjë drejtësia në Tiranë? Është e mundur që në një shtet të së drejtës institucionet të befasohen në mënyrë kaq të bujshme?
Dhe si do të sillet politika, e detyruar tashmë të bëjë llogaritë me thesarin sekret të Vladimir Putin, i vlerësuar në 40 miliardë dollarë dhe tashmë i zbarkuar edhe në Shqipëri falë një ish-piloti me yje e shirita?
‘Nuk ka BE për Serbinë pa e njohur Kosovën’
‘Nuk ka BE për Serbinë pa e njohur Kosovën'
‘Nuk ka BE për Serbinë pa e njohur Kosovën’
Gazetari dhe analisti serb i çështjeve politike e ushtarake, Miroslav Lazanski, duke analizuar letrën e presidentit amerikan Donald Trump drejtuar presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe atij të Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ajo nuk përmban asgjë të jashtëzakonshme.
Lazanski për mediat serbe theksoi se presidenti amerikan, në letrën e tij kërkon pajtimin, progres në të ardhmen e serbëve dhe shqiptarëve, por nuk është e qartë për çfarë duhet të arrihet marrëveshje.
“Në qoftë se supozojmë se kjo do të thotë se veriu i Kosovës i takon Serbisë dhe se enklavat serbe në jug të lumit Ibër të jenë pjesë e Bashkësisë së Komunave serbe, dhe se të gjitha objektet kulturore e fetare serbe janë nën mbrojtje ndërkombëtare, nëse kjo është ajo që konsiderohet ‘demarkacion’, a do ta pranojë këtë pala shqiptare?”, ka pyetur Lazanski.
Lazanski konstaton se nuk është i sigurt nëse Trump është njoftuar me të gjitha nuancat, “meqenëse serbët dhe shqiptarët për SHBA-të nuk janë partnerë të barabartë, për shkak se Shtetet e Bashkuara e kanë njohur integritetin territorial të Kosovës, që do të thotë automatikisht se nuk e njohin integritetin territorial të Serbisë”.
“Kompromisi për Kosovën nuk duhet të jetë vetëm një Bashkësia e komunave serbe. Me sa di unë, Washingtoni nuk ofron më shumë se kaq”, tha Lazanski.
Ai theksoi se ai kurrë nuk do të jetë në gjendje për të kuptuar plotësisht dhe çfarë kishte shkaktuar gjithë atë armiqësi të Perëndimit ndaj Serbisë dhe serbëve në fillim të viteve nëntëdhjeta.
“Vetëm një gjë e di me siguri, Serbia nuk mund të hyjë në BE pa njohjen e qartë të Kosovës. Gjithçka tjetër është iluzion i yni”, tha Lazanski. /Konica.al/
Presidentja kroate ia shuan gjitha shpresat Vuçiqit, godet me deklaratë
Presidentja kroate ia shuan gjitha shpresat Vuçiqit, godet me deklaratë
Vukovari shënon vjetorin që kur kishte rënë në duart e agresorit serb pas betejës së përgjakshme të Luftës Atdhetare dhe rrethimit tre mujor, raporton RilindjaOnline
Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovië, duke folur për ndërtimin e marrëdhënieve ndërshtetërore midis Kroacisë dhe Serbisë, ajo tha se “Shumë ujë do të rrjedhë në Danub përpara se Kroacia dhe Serbia të mund të thonë se janë shtete miqësore”.
Këto deklarata të Grabar-Kitarovië kanë irretuar Beogradin, duke i cilësur si provokim nga Kroacia, raporton RilindjaOnline.
Ndër pesë organizatat më të fuqishme dhe më të rrezikshme të mafias në botë janë mafia shqiptare
Ndër pesë organizatat më të fuqishme dhe më të rrezikshme të mafias në botë janë mafia shqiptare, e cila tenton të marrë më shumë vend në këtë "shkallë famëkeqe" Në radhë të parë ka ende një karteli meksikan droge si organizata mafioze më të rrezikshme në botë, të dytë "Godfathers" dhe familjet e mafias italiane. Kriminelët tretë renditet ruse, gangsterët dhe bandat amerikane rrugë janë në vendin e katërt, një veçanërisht i fortë "bandat Latino" të lidhura me kartelet meksikane. Mafia shqiptare është në vendin e pestë, dhe ka degët e saj në të gjithë botën dhe të bashkëpunojnë me të gjitha organizatat që shesin drogë, shkruan "Blic". Thuhet se ato janë të shpërndara territoriale, aktive në Evropë, por edhe në një zonë të gjerë që shtrihet nga Amerika Veriore dhe Jugore në Kinë. Albanska mafija është i njohur për kombinimin specifik të disiplinë të rreptë e të brendshme, dhe strukturën e martesave klanore brenda klaneve, e cila redukton mundësinë e thyer jashtë organizatës, dhe rrit angazhimin dhe koherencën e grupit. Të raporton "WikiLeaks" ka konfirmuar lidhjet e tyre me politikanët në shumë vende, dhe disa analistë madje spekuluar se mafia është më e fortë se Tirana zyrtare, sepse ata kanë një ndikim në politikën dhe gjyqësorit, si dhe vet "Policia" e saj të armatosur që mban plantacione drogës.
17-vjeçari që u ekzekutua sot në Pogradec
Plumbat i morën jetën 17-vjeçarit Fabio Hila pasditen e sotme
17-vjeçari që u ekzekutua sot në Pogradec-lajmet e fundit
Fjalet që nuk i harron kurr e ëma 17-vjeçari që u ekzekutua sot në Pogradec / “Jap jetën për ty“, ja çfarë shkruante për të Plumbat i morën jetën 17-vjeçarit Fabio Hila pasditen e sotme. Ai u ekzekutua nga një bashkëmoshatar i tij, Fabio Musollari, teksa ndodhej në një bar në rrugën “Rinia” në Pogradec. 0 Shkaku i ngjarjes raportohet të jetë një konflikt i mëparshëm mes autorit dhe viktimës për një vajzë, për të cilën të dy kishin simpati. Një nga personat për të cilët ai kishte më shumë dobësi, duket se ishte e ëma. Më janar të një viti më parë, Fabio Hila ka shprehur publikisht dashurinë për personin që e solli në jetë përmes një statusi në Facebook. “Jap jetën për ty… je e vetmja femër që të përulem… Jam duke u rritur dhe po kuptoj se sa e bukur dhe madhështore je… Je qenia më e dashur në botë… Si qiri tretem kur mendoj për ato gabime që kam bërë se si munda të lëndoj nënën time se s’ka si ti..“, janë disa nga fjalitë e shkëputura nga dedikimi i Fabios për të ëmën, teksa postonte edhe foton që shihni më poshtë.Moderatorja Maqedonase flet per Kurban Bajramin, Shiko cka i ndodh kur Toka dridhet!!!
Moderatorja Maqedonase flet per Kurban Bajramin, Shiko cka i ndodh kur Toka dridhet!!!
Shiko cka ju ndodh Vajzave Binjake nga Termeti ne Shkup..!!
Shiko cka ju ndodh Vajzave Binjake nga Termeti ne Shkup..!!
Ja Momenti i Arrestimit te Reperit Noizy Nga Policia Kosovare..!!
Ja Momenti i Arrestimit te Reperit Noizy Nga Policia Kosovare..!!
Iscriviti a:
Commenti (Atom)



