Miqtë e shqiptarëve rikthehen në krye të Kongresit Amerikan


Miqtë e shqiptarëve rikthehen në krye të Kongresit Amerikan
Duke filluar nga data 3 janar, pushteti legjislativ është i ndarë në Washington. Në Senat kanë shumicën Republikanët, kurse në Dhomën e Përfaqësuesve Demokratët rifituan shumicën.
Si rrallë ndonjëherë, një kongresiste. Nancy Pelosi është rikthyer dje në pozitën e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, të cilin e mbante edhe tetë vjet më parë.
Sot, Eliot Engel, miku më i madh i shqiptarëve në Kongresin Amerikan është zgjedhur kryetar i Komitetit të fuqishëm të Marrëdhënieve me Jashtë.
Çfarë kurorëzimi i një karriere 30-vjeçare, e kongresistit nga New York-u. Plot 30 vjet më parë, i sapo zgjedhur në Kongresin Amerikan, ai kërkoi të ishte pjesë e këtij komiteti. Ishte ende anëtari më i ri i komitetit dhe emër gati i panjohur, kur një biznesmen dhe aktivist i ri shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari trokiti në derën e zyrës së tij, në Westchester, New York, për t’i folur për një vend në Ballkanin “e largët” që quhej Kosovë. Ishte fillimi i një bashkëpunimi të gjatë, që do ta bënte njeriun më afërt të shqiptarëve në kryeqytetin amerikan. Sot, ai kongresist i ri është njeriu që merr në dorë zyrtarisht drejtimin e Komitetit.
Engel është edhe njujorkezi i tretë në epokën moderne amerikane që ngjitet në këtë pozitë.
Fotografia më lart, është marrë në zyrën e kryetares së re të Kongresit Amerikan, Nancy Pelosi. Nga e majta,në të djathtë, janë Harry Bajraktari, Pat Engel (gruaja e kongresistit), Nancy Pelosi dhe Eliot Engel.
Kongresistja Nancy Pelosi ka histori me shqiptarët. Ajo ishte një nga anëtarët e Kongresit që udhëtoi për të takuar refugjatët e Kosovës, gjatë luftës në 1999 dhe që mbështeti fuqimisht ndërhyrjen e SHBA-së dhe NATO-s, me fjalime e vota në Kongres.
Duke folur, gjatë debatit përpara votimit për të mbështetur sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbi, në 1999, Nancy Pelosi tha: “Zoti kryetar, le të kumbojë një votë Pro për këtë rezolutë sot, sa ta dëgjojë edhe Millosheviqi sa ta dëgjojnë edhe avionët tanë në atë zonë, le ta bëjmë për fëmijët e shpërngulur të Kosovës”.
Gjatë një debati tjetër për Kosovën, pas kthimit të saj nga Ballkani, ku u takua me refugjatët shqiptarë të luftës dhe oficerë të NATO-s, ajo tha: Nancy Pelosi, në 1999: “Ajo që po ndodh në Kosovë është një sfidë ndaj ndërgjegjes së vendit tonë… Isha vetë aty, mbajta fëmijët kosovarë në krahët e mi dhe fola me një grua 95-vjeçare që ishte detyruar ta kalonte kufirin në këmbë.”
“Nuk ka njeri në këtë Kongres që nuk mendon se Millosheviqi është një kriminel lufte”.
Duke iu përgjigjur kongresistit Kasich nga Ohio, me origjinë nga Jugosllavia, i cili kishte thënë se zhvillimet në Kosovë nuk rrezikojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara, domethenë ndërhyrja amerikane aty ishte e tepruar, Nancy Pelosi u shpreh: Ajo që po ndodh në Kosovë është një sfidë ndaj ndërgjegjes së vendit tonë, një sfidë ndaj të ardhmes së NATO.s Prandaj do të doja t’i thoja kolegut tonë, zotërisë nga Ohio, se kjo është interes vital kombëtar për ne, interesi për fatin e NATOs.”
Duke rrëzuar argumentin se SHBA nuk kishte punë të çonte paqeruajtës në Kosovë, Nancy Pelosi tha: “Nuk mund të ketë marrëveshje pa trupa amerikanë në terren. Kosovarët nuk do të pranonin asnjë forcë paqeruajtëse që nuk përfshin trupa amerikane. Nuk mund të ketë marrëveshje pa NATO-n në Kosovë dhe NATO nuk do të shkojë aty pa trupat amerikane. Prandaj përfshirja jonë është themelore për çdo marrëveshje për të mbajtur paqen në Kosovë”,
Duke folur për tragjedinë e Bosnjes që tani rrezikonte të përsëritej në Kosovë, ajo e krahasoi me Holokaustin duke sjellë ndërmend kujtimet e rinisë kur kishte lexuar për herë të parë “Ditarin e Ana Frankut” dhe pyeste veten nëse mund të ndodhte përsëri një gjë e tillë dhe nëse njerëzit do të reagonin. “Kur ndodhi Bosnja tha ajo, njerëzit e dinin, njerëzve u vinte keq, por nuk donin të përziheshin”.
bëri thirrje që kjo të mos përsëritej në Kosovë dhe që SHBA të bëhej pjesë e paqeruajtjes me NATO-n.
Një tjetër, kongresist, Jerry Nadler bëhet sot Kryetar i Komitetit të Drejtësisë, në Dhomëne Përfaqësuesve. Nadler ka qenë nga mbështetësit e hershëm të shqiptarëve në vitet 1990, pjesëmarrës i sa e sa takimeve, e tubimeve me fjalime të forta për Kosovën e kundër Millosheviqit.
Kongresistja Nita Lowey, një tjetër anëtare e vjetër e Kaukusit të Çështjeve Shqiptare në Kongresin Amerikan bëhet kryetare e super Komitetit të fuqishëm të Ndarjes së fondeve të buxhetit.
Për shumë dekada me radhë, shqiptarët e Amerikës kanë bërë miq në të dy krahët e politikës amerikane dhe janë krenarë për këtë.
Në krye të Senatit pritet të jetë përsëri Mitch McConnel, një Senator i fuqishëm me të cilin shqiptarët kanë bashkëpunuar për vite me radhë, sidomos nëpërmjet Këshillit Kombëtar Shqiptaro Amerikan. Senatori më i fuqishëm demokrat Chuck Schumer është gjithashtu i njohur me komunitetin.
Mbtete për t’u parë sesa do të mund të shfytëzohen këto lidhje të vjetra në një kohë kur komuniteti nuk ka më organizimet e dikurshme, kur SHBA vetë është e shpërqendruar në shumë drejtime të politikës së jashtme e me një përplasje të paparë ndërpartiake në Washington. Po, të paktën, në letër, sot ishte një ditë kur miqtë e shqiptarëve u ulën në postet më të fuqishme të Kongresit Amerikan, në Capitol Hillin e famshëm.

Mediat serbe zbulojnë kërkesën e Trumpit për zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë lexo.......


Mediat serbe zbulojnë kërkesën e Trumpit për zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë lexo....... Mediat serbe duke u thirrur në burime diplomatike nga Brukseli kanë paralajmëruar se cila mund të jetë kërkesa e presidentit të SHBA-së, Donald Trump ër zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë. Burime diplomatike nga Brukseli besojnë se Washingtoni kërkon “zgjidhje të qëndrueshme” për raportet e Serbisë dhe Kosovës përfshirë edhe “korrigjimin e kufijve” të pranueshëm nga të dyja palët. Por, në qarqet e Bashkimit Evropian nuk ka shumë bindje nëse kjo mund të realizohet, raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net. Pikërisht për këtë çështje pritet të bisedojnë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ai rus, Vladimir Putin më 17 janar, në vizitën e këtij të fundit në Beograd. Çështja e Kosovës pritet të jetë edhe temë e diskutimeve mes Washingtonit dhe Moskës në nivel të lartë. Për shkak të festave të vitit të ri, disa zyrtarë të diplomacisë ndërkombëtare në BE kanë paralajmëruar se vetëm në vikendet e ardhshme mund të pritet angazhim më i madh në këtë drejtim. BE-ja nuk është tërhequr nga dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës kurse bisedat teknike me ekipin e ri negociator të Prishtinës në Bruksel të martën pritet të zgjidhen dy tema, transmeton lajmi.net. Së pari duhet të mësohet nëse ai ekip negociator do t’i ofrojë mbështetje kryenegociatorit Hashim Thaçi, si shenjë e bashkimit më të madh brenda fuqive politike të Kosovës dhe nëse përbërja e ekipit të ri negociator do të jetë frenues për veprimet e Thaçit. Gjendja brenda BE-së nuk u shkon në favor përpjekjeve të mëdha për të arritur një zgjidhje, edhe më tepër pas vendimit për taksë prej 100 për qind ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnaj e Hercegovina. Marrëveshja është e kërkuar nga të gjithë, SHBA, por edhe BE pritet të angazhohen maksimalisht për arritjen e saj, por pala serbe ka kërkuar edhe përfshirjen e Rusisë e Kinës.

Serbia në shok nga historianja serbe: Mjaft më me gënjeshtra për shqiptarët, ata janë autoktonë


Serbia në shok nga historianja serbe: Mjaft më me gënjeshtra për shqiptarët, ata janë autoktonë Qysh në gjysmën e dytë të shekullit XIX, stereotipi negativ për shqiptarët ka qenë i shprehur në një sërë librash të autorëve serbë pa ndonjë redaktim të veçantë shkencor. Më i përhapuri ka qenë, sigurisht, ai për urrejtjen ndaj serbëve, shkruan historianja serbe Olivera Milosavleviq. Lexojeni të plotë tesktin e historanes serbe Olivera Milosavleviq, që është nxjerrë nga një punim i gjatë mbi raportet serbo-shqiptare: “Me politikën pushtuese të qeverisë serbe ndaj arbanasve, në kufirin perëndimor të Serbisë janë krijuar marrëdhënie të tilla që në të ardhmen e afërt vështirë mund të pritet paqe dhe gjendje stabile […] shtypi ynë, në një garë katastrofale për të ndihmuar një politikë të referuar dhe ekzekutuar në mënyrë të neveritshme, me muaj dhe vite (ka) përhapur mendime tendencioze për arbanasit […] Ky është edhe sot mjeti i vetëm me të cilin shtypi shovinist krijon te populli serb urrejtjen ndaj arnautëve “të egër”, duke fshehur, si nepërka këmbët e egërsirës, atë që populli serb ka bërë ndaj tyre. […] Ballkanicus dhe dr. Vlladan [Gjorgjeviqi] kanë shkruar nga një libër të plotë me dëshirë të qartë për ta ndrydhur këtë popull të mjerë arbanas dhe ta dëshmojnë paaftësinë e tij për një jetë të kulturuar dhe kombëtare. […] me qëllim që të dëshmojnë se ai popull si racë, nuk ka sens për jetë të kulturuar dhe të pavarur, ata gjithë atë që në primitivizmin e atij populli ekziston, e paraqesin jo si shprehje të shkallës së historisë në të cilën ata gjenden dhe nëpër të cilat kanë kaluar edhe popujt e tjerë, por si shprehje të paaftësisë së tyre racore për zhvillim kulturor në përgjithësi. Zelli i Ballkanicusit për nënvlerësimin e popullit arbanas si racë shkon deri aty ku rolin historik të Skënderbeut ia atribuon origjinës nga serbja Vojisllava” (Dimitrije Tucoviq [1914] 1980:17-44). Nuk mund të mohohet se sot shqiptarët konsiderohen si “armiqtë” më të mëdhenj të serbëve. Në qoftë se këtë mund ta shpjegojmë lehtë me ngjarjet aktuale politike dhe me përshkrimin e “karakterit” të tyre nga mediat e pahijshme, është e nevojshme që më seriozisht të analizohen arsyet e përbuzjes së tyre që, ndonjëherë haptas e ndonjëherë fshehurazi, iu janë të ekspozuar gjatë gjithë shekullit XX. Intelektualët bashkëkohorë shkruajnë për shqiptarët kryesisht brenda stereotipit për urrejtjen e “lindur” të tyre ndaj serbëve dhe dëshirës për shkatërrimin e tyre, i cili është produkt i “tipareve”, “primitivizmit” dhe “grabitjes” së tyre dominuese. Autorët e vjetër, megjithatë, kanë insistuar edhe në një element. Kanë tentuar, mes tjerash, që të dëshmojnë se paaftësia e shqiptarëve për një jetë të pavarur shtetërore, përsëri vjen si pasojë e tipareve të tyre në “karakter”. Ata pohonin se fiset shqiptare nuk kanë nevojë për shtet e as aftësi që të konstituojnë kombin e vet. Andaj, në përputhje me nevojat shtetëroro-politike të Serbisë, zgjidhjen e kanë parë në ndikimet kolonizuese fisnore të cilat, me përfshirjen e shqiptarëve dhe territoreve të tyre në shtetin serb, do të mundësonin trajnimin e tyre për një jetë të civilizuar. Në këtë kuptim, klasifikimi i stereotipave nënçmuese për shqiptarët do të mund të bëhet në këtë mënyrë: “Shqiptarët i urrejnë serbët”: ata kanë veti specifike në “karakter” nga të cilat rrjedh kjo urrejtje; shqiptarët janë konvertuar në masë të madhe, të ashtuquajturit serb të arbanizuar, me të cilat shpjegohen edhe dy “vetitë” e mëhershme. Me këto vlerësime bashkëkohore me rregull shkojnë edhe ato që gjatë gjithë shekullit kanë variuar për shqiptarët të cilët nuk e kanë konstituuar kombin dhe të cilët nuk kanë aftësi civilizuese për organizimin e shtetit të pavarur, e produkti i stereotipit të fundit është edhe argumenti se Skënderbeu është serb. Me emrin shqiptar, nga mesi i viteve tetëdhjetë, në veçanti janë përdorur fjalët “gjenocid”, “shtypje”, “plaçkitje”, “dhunim”, andaj konotacion negativ ka mbajtur çdo përmendje e pakicave kombëtare në fjalimet politike dhe private. Pas librit për Kosovën të autorit Dimitrije Bogdanoviq të vitit 1985 dhe intervistave të tij të shpeshta po atë vit, të shkruarit për shqiptarët nga ana e intelektualëve serbë, ka qenë e pranueshme vetëm nëse është shkruar në drejtim të dëshmimit të “gjenocidit të planifikuar” ndaj serbëve, ku vetë Bogdanoviq së shpejti është tejkaluar në të ngarkuarit negativ ndaj objektit të analizës. Bogdanoviq ka riaktivizuar argumentin e vjetër se vendosja e shqiptarëve në tokat serbe nga shekulli XVII deri në kohën tonë, ka lënë “gjurmë të përgjakshme të dhunës në ndërgjegjen historike të popullit serb”, derisa e ka shtjelluar me shembuj shtypjen individuale, plaçkitjen, masakrat dhe “dëbimin e serbëve nga toka e tyre”, si dhe me argumente që baza e dëbimit të shqiptarët duhet të kërkohet në islamizimin e tyre të përcjellë me asimilim dhe “dhunë brutale”. Ashtu, sipas tij, populli serb është bërë viktimë, jo vetëm të një elementi, por edhe të një “plani për shkatërrimin e tij fizik”. Përhapja e një fotografie të tillë negative në një popull të tërë është bërë përmes vlerësimit të lëvizjes politike shqiptare si “agresive, pushtuese, revanshiste, konservative dhe nacionaliste”, qëllimet e të cilit janë që të shkatërrohet populli serb “me ndihmën e vrasjeve, dëbimit, fshirjes së ndërgjegjes historike”, dhe “ta përvetësojnë tokën serbe” që “me plan ta thyejë dhe rrethojë popullin serb”. Sipas Bogdanoviqit, teza për prejardhjen ilire të shqiptarëve është raciste sepse me të përcaktohet e drejta e tyre agrare për territoret. Përveç kësaj, duke folur për migrimin e serbëve në Ballkan, për kohën që e shënon si parahistori të shqiptarëve, ai përmend paraardhësit e shqiptarëve duke mos e definuar kush kanë qenë ata (Bogdanoviq [1985] 1990:29–31,139,154,318–325,443–445). Për Radovan Samarxhiq “arbanasit“ qysh në shekullin e XVI kanë qenë në ekspansion përderisa turqit janë ata të cilët “ua turrin” serbëve “që si pykë shkatërruese të futen në atdheun e tyre të vjetër”. Sipas tij shqiptarët kanë shtypur popullin serb me “vrasje, plaçkitje, me djegien e tërë fshatrave, me vjedhjen e tokës dhe islamizim të dhunshëm” (Samarxhiq, 1989:123,253). As për Marko Mladenoviq, shpesh të pranishëm në publik, gjenocidi dhe aparteid në Kosovë nuk janë të kontestueshëm, e tregimi për prejardhjen ilire është “mjegull arkeologjike” me qëllim që të pretendojnë të drejtën e tyre për “gjoja atdheun e paraardhësve prehistorikë të shqiptarëve të sotëm”. Ai thekson se deri në shekullin XVII në Kosovë nuk ka pasur shqiptarë, e që deri në Luftën e Dytë Botërore nuk kanë qenë shumicë. “Persekutimi i serbëve nga Kosova e Metohia shtrihet nga të padisiplinuarit deri tek ballistët, pra nga islami deri tek nacionalizmi ekstrem” (Mladenoviq, 1989:63–69). Sipas këtyre intelektualëve, nuk kontestohet as shfrytëzimi i fëmijëve për qëllime politike. Dallimi qëndron vetëm në kahun e përdorimit të tyre. Përderisa Bogdanoviq e sheh shfrytëzimin e fëmijëve shqiptarë në “nxitjen” e tyre për të sulmuar fëmijët serb (Bogdanoviq [1985] 1990:312), Mladenoviq e sheh atë në shfrytëzimin e tyre për të arritur dominimin në numër tek shqiptarët (Mladenoviq, 1989:86). Atanasije Jevtiq thotë se qëllimi i shqiptarëve në Kosovë ka qenë prej kohësh ky: “Sa më shumë tokë, sa më shumë fëmijë dhe sa më shumë armë”, duke theksuar në veçanti “se fëmijët shqiptarë jo vetëm që janë “manipuluar, por në thellësi janë mbushur me urrejtje për gjithçka që është serbe dhe krishtere në Kosovë dhe Metohi”, duke ia atribuuar këtë prindërve, mësuesve, “frymës primitive fisnore” dhe “frymës myslimane” (Jevtiq, 1992:542–544). Derisa, sipas Bogdanoviqit, shqiptarët kanë qenë mjet në duart e turqve, sipas Nikola Samarxhiqit ata kanë qenë mjet në duart e Kurisë Romake e cila “ka llogaritur në njerëz me fe të dobët, që e shkelin fjalën e dhënë, e të cilët ajo, pa shumë mundime, do t’i kthente në katolikë” Duke dhënë karakteristikat e veta për shqiptarët, Samarxhiq përmend “natyrën e egër të arbanasve”, “fuqinë fantastike për riprodhim”, “urrejtjen çnjerëzore”, “orgji të përgjakshme” (N. Samarxhiq, 1990:56, 60). Përndryshe, gjatë viteve ’90, paradigmatik ka qenë shkrimi i Miodrag Joviçiqit në përmbledhjen Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë për serbët dhe shqiptarët në shekullin XX. Shqiptarët janë aty “arnautët”, mizorët dhe grabitësit, me prirjen për dhunë “në gjak”. Edhe për Joviçiqin, islamizimi është përgjegjës për atë se pse shqiptarët kanë fituar nga turqit “carte blanshe që me mizori, grabitje dhe plaçkitje” të terrorizojnë popullsinë serbe. Duke pranuar tezën se me traditë dhe me akumulimin e përvojës krijohen predispozita të caktuara biologjike dhe nacionale, ai thekson se gjitha shtresave të popullsisë shqiptare “i ka hyrë në gjak dhuna, por edhe urrejtja ndaj popullsisë serbe, e cila është fajtore që është gjallë”. Analiza e ngjarjeve historike si “kthimi i borxheve” këtu ka ardhur më direkt në pah. Edhe pse e pranon se shqiptarët në Mbretërinë e Jugosllavisë “nuk kanë qenë adhurues të regjimit”, megjithatë Joviçiq konstaton “se as për së afërmi nuk i kanë larë borxhet në mënyrë adekuate që i kanë ndaj popullsisë serbe gjatë pushtimit turk”. Në të njëjtin stil të historisë së merituar dhe pamerituar është edhe konstatimi se, duke pasur parasysh përvojat nga e kaluara, “pakicat shqiptare në Serbi, thënë thjeshtë, nuk e kanë merituar autonominë e vet”. Përkundrazi, atë (pakicën shqiptare) “sipas mendimeve të ndryshme” është dashur që në vitin 1945 “ta vendosin në një karantinë të veçantë” ku ajo do të detyrohej që të ofrojë dëshmi që është e gatshme për bashkëjetesë të civilizuar, e mandej t’u jepet autonomia. Shqiptarët janë “armiqtë e gjakut të Serbisë dhe serbëve”, janë bartës të “shovinizmit dhe racizmit agresiv”, që dëshmon për “pamundësinë e krijimit të kushteve për bashkëjetesë normale të pjesëtarëve të etniteve të ndryshme në Kosovë dhe Metohi”. Ata ndiejnë “urrejtje të thellë ndaj Serbisë dhe serbëve”, e “sjelljen e tyre gjenocidale” e kanë “punë shekullore”. Zgjidhjen e këtij problemi autori e sheh në ndryshimin e fotografisë ekzistuese etnike të krahinës me kthimin e të dëbuarve, me popullim të ri dhe suspendim të autonomisë ekzistuese në kohë të caktuara (Joviçiq, 1991a:138–139,143–146,151–153). Autorët bashkëkohorë shkruajnë për “inferioritetin historik të shqiptarëve” (Dragiq Kijuk, 1992: 411); për “gjenocidin e hapur ndaj popullit serb”, për të cilën gjë gjatë shekullit XIX janë përdorur “plaçkitje, vrasje, përdhunime dhe rrëmbim të grave të cilat më vonë janë konvertuar në islam” (Batakoviq, 1992a:453); për mostolerancën etnike dhe fetare ndaj serbëve e cila ka qenë “në themelet e gjitha lëvizjeve arbanase” (Batakoviq, 1991:38); për “bujën agresive dhe shkatërruese ndaj çdo gjëje që ishte serbe”, ashtu siç ka qenë “gjithmonë sjellja e tyre, okupuese dhe përvetësuese” (Jevtiq, 1992:542). Duke iu referuar historisë shekullore të marrëdhënieve “serbo-shqiptare”, sot thuhet se “paraqitja e egër e agresive e nacionalizmit e separatizmit shqiptar rregullisht ndodh kur çrregullohet baraspesha demografike”, që është në natyrën “e organizimit primitiv fisnor” (Glushçeviq, 1992:620), si dhe që shqiptarët në persekutimin e serbëve kanë qenë “më radikal dhe më mizor nga të tjerët : ata kanë përdorur mjetet më brutale, sipas traditës së vet muhamedano-turke dhe fashisto-balliste” (Qosiq, 1992a:64). Qysh në gjysmën e dytë të shekullit XIX, stereotipi negativ për shqiptarët ka qenë i shprehur në një sërë librash të autorëve serb pa ndonjë redaktim të veçantë shkencor. Më i zgjeruar ka qenë, sigurisht, ai për urrejtjen ndaj serbëve. Madje edhe Haxhi Serafim Ristiq i ka përmendur shqiptarët si “armiqtë më të këqij të fesë krishtere dhe torturuesit më të zi të të rinjve të shkretë” (Ristiq, 1864:40), kurse Radosavljeviq Bdin, me disponim të gjerë patriotik, duke numëruar mjetet që gjithë armiqtë e serbëve (komshinjtë) i përdorin në punën e përbashkët për shkatërrimin e serbëve, për shqiptarët shkruan se kanë përdorur “thika, pluhur dhe plumb” (Bdin, 1903:15). Haxhi-Vasileviq i ka vlerësuar arnautët si “kundërshtarët më të flaktë të serbëve” (Haxhi-Vasileviq, 1906:61), “armiqtë e serbëve” (Haxhi-Vasileviq, 1909a:2), duke thënë se “serbët i vlerësojnë arnautët si armiqtë më të mëdhenj të tyre dhe ata i karakterizojnë me këto fjalë: “ (Haxhi-Vasileviq, 1913a:143). (Olivera Milosavleviq (1951-2015) ka qenë historiane serbe dhe ligjëruese në Fakultetin Filozofik në Beograd. Është e njohur për qasjen kritike ndaj historiografisë bashkëkohore serbe dhe thyerjen e miteve kombëtare të përhapura në librat e historisë. Teksti i mësipërm është pjesa e parë e një punimi të gjatë të Milosavleviq mbi raportet serbo-shqiptare)

Gazeta Zvicërrane “Blick” e fut Presidentin Thaçi në listën e 9 liderëve më të fuqishëm të botës


Gazeta Zvicërrane “Blick” e fut Presidentin Thaçi në listën e 9 liderëve më të fuqishëm të botës Gazeta më e lexuar në Zvicër “Blick“ ka bërë një analizë për sfidat që i presin nëntë krerë të shteteve më të fuqishme të botës. Në mesin e këtyre liderëve, që pritet të lënë gjurmë në vitin 2019, gazeta më e madhe në Zvicër e ka përfshirë edhe Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin. Sipas “Blick”, liderët përcaktues që bota të mos dalë nga kontrolli janë Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Kryetarja e ardhshme e Kongresit Amerikan, Nancy Pelosi, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, Mbreti i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, Kryeministrja e Britanisë, Theresa May dhe Presidentja e Rumanisë, Viorica Dancila. Duke analizuar sfidat e vitit 2019 që e presin Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, “Blick” shkruan se në dhjetor Thaçi njoftoi themelimin e ushtrisë së Kosovës, derisa Serbia që asnjëherë nuk e ka pranuar Kosovën u tërbua. Sipas gazetës, viti 2019 do të jetë detyrë e Thaçit që të vazhdojë të mbrojë pavarësinë e vendit të tij dhe të kontribuojë në stabilitetin e rajonit, pas themelimit të ushtrisë, pa e nxitur më tej konfliktin. “Blick“ ka shpjeguar se cilat janë sfidat që pritet t’i kenë këta nëntë politikanë të rëndësishëm të botës.

Rrjeti i kriminelëve të BIA dhe Vuçiçit që godasin Serbinë

Një rrjet i kriminelëve shtetërorë dhe paraushtarakë Vuçiq formoi një pemë dhe vrau hijen. Të gjithë kriminelët e Vuçiqit, në një mënyrë apo tjetër, janë të lidhur me Agjencinë e Informacionit të Sigurisë. Kjo video zbulon rrjetin e kriminelëve të Vuçiçit nëpërmjet vrasjes së Oliver Ivanoviç.
Do të zbuloni se si janë të gjitha të lidhura dhe se si janë të mbrojtura.

MEDIA TAJKUN: Si Vuçiç bleu të gjitha mediat kombëtare



Aleksandar Vuçiq u bë manjatori më i fuqishëm i mediave duke blerë të gjitha mediat kombëtare përmes parave të qytetarëve serbë. Lajmet e fundit se Copernicus bleu TV Prva dhe TV O2 po kurorëzojnë perandorinë tashmë të madhe të mediave të Vuçiqit, sepse pas çdo blerjeje të madhe të medias është vetë Aleksandar Vuçiç. Kjo video paraqet një analizë se pse Vuçiq mori të gjitha mediat, si e bëri atë dhe i fshehu të gjitha transaksionet kriminale nga sytë e publikut.

Mediumi serb: Radojçiqi e ka eliminuar Ivanoviqin me urdhër të Vuçiqit





Mediumi serb “Komentator.rs”, përmes një analize të publikuar sot, thotë se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, ka eliminuar politikanin serb, Oliver Ivanoviqin, në emër të Aleksander Vuçiqit. Ky ekzekutim thuhet se është bërë me urdhër të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq. Radoiçiqi i cili po kërkohet nga Policia e Kosovës për lidhjen e tij më ekzekutimin e Oliver Ivanoviqit thuhet se është problemi kryesor për Vuçiqin. “Problemi kryesor i Vuçiqit tashmë është Radoiçiq, si njëri prej dëshmitarëve të vetëm të ekzekutimit të Oliver Ivanoviqit që mund ta rrëzojë Vuçiqin në dy gjunjë para shqiptarëve”, shkruan ndër të tjera mediumi serb. Në analizën e publikuar flitet edhe për takimet e shumta ta Vuçiqit me Radoiçiqin që ndryshe njihet edhe si shefi i krimit të nëntokës dhe gjithashtu edhe për takimet me Zvonko Veselinoviqin. Tutje në këtë video të publikuar flitet edhe për sulmin fizik që ndodhi disa ditë më parë ndaj Borko Stefanoviqit, ish-negociatorit serb në bisedimet me Serbinë, pasi ky i fundit për rastin e Oliver Ivanovoqit kishte akuzuar direkt Zvonko Veselinoviqin dhe Milan Radoiçiqin. Stefanoviq ishte rrahur brutalisht nga disa persona, të cilët opozita serbe thotë e janë njerëz të BIA-s serbe.

Presidenti serb akuzon autoritetin e Kosovës për mosvendosjen e marrëveshjes së kompromisit


Presidenti serb akuzon autoritetin e Kosovës për mosvendosjen e marrëveshjes së kompromisit Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka theksuar nga ana e disponueshmërinë e dialogut të Beogradit dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje që mund të sigurojë një të ardhme që lë të kënaqur edhe serbët edhe shqiptarët. Shqiptarët e Kosovës në çdo rast shmangin një marrëveshje kompromisi midis Beogradit dhe Prishtinës. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha këtë në kanalin televiziv RTV Pink sot. "Shqiptarët mendojnë se gjithë Kosova i takon atyre, ndërsa serbët, në veçanti serbët e Kosovës dhe Metohisë do të jenë të vetëdijshëm se Kosova nuk është e jona. Shqiptarët nuk duan asnjë lloj kompromisi, por në qoftë se ata duan, ne jemi të gatshëm për të folur dhe të gjejmë një marrëveshje që siguron një të ardhme të kënaqshme për serbët dhe shqiptarët, "tha Vuçiç. Në të njëjtën kohë, presidenti serb përsëriti qëndrimin se dialogu do të vazhdojë pas anulimit të detyrave për mallrat serbe. "Ajo që të shfuqizuar këto detyra. Ne do të veprojë në kuadër të ligjit. Ata duhet shfuqizuar vetëm detyrat," tha ai. Më 21 nëntor, Kosova imponoi 100% të detyrimeve doganore për mallrat nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina. Në përgjigje të këtij vendimi, presidenti serb ka pasur bisedime emergjente me ambasadorët e Rusisë, Kinës, Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Gjermania dhe Italia, dhe ka kryesuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit Kombëtar. Kreu i qeverisë Denis Zvizdic boshnjake ka thënë se ky vendim i Kosovës është i gabuar dhe shkatërron marrëveshjen e vendeve të Evropës Qendrore e tregtisë së lirë. Për më tepër, vendimi i Prishtinës provokoi protesta nga komuniteti serb në veri të Kosoves.

Kenga per Luginen e preshevès


Kenga per Luginen e preshevès

Serbia ia bën qefin vetit, thotë se SHBA-të nuk janë të interesuar të jenë pjesë e dialogut


Serbia ia bën qefin vetit, thotë se SHBA-të nuk janë të interesuar të jenë pjesë e dialogut Ministri i Jashtëm serb vazhdon me deklaratat skandaloze. Gjatë ditës së sotme në një konferencë tha se SHBA-të nuk janë të interesuara të jenë pjesë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve por kjo është dëshirë e Kosovës. Po ashtu Daçiq tha se nuk ka iniciativë zyrtare për të ndryshuar formatin e dialogut dhe se as SHBA nuk po e kërkon këtë. “Ndryshimi i formatit nuk është temë që po diskutohet”, tha Daçiq. Ministri serb vazhdoi se SHBA-të janë të gatshëm për të bërë një ceremoni për nënshkrimin e marrëveshjes por jo për të qenë pjesë e dialogut. Ndërsa për deklaratat e Bexhet Pacollit se Serbia kishte angazhuar femra të bukura për të bindur shtetet të mos votojnë pranimin e Kosovës në Interpol, Daçiqi vazhdoj të jetë skandalozë duke thënë se kjo tregon nivelin e tyre të vetëdijes, duke u munduar kështu ta fshehë të vërtetën. Që nga vendosja e taksës 100% ndaj produkteve serbe, Ivica Daçiq vazhdimisht ka dal në intervista dhe konferenca duke bërë akuza të pabaza.

Pasiguria e NATO-s në datat e tërheqjes nga Kosova dhe Afganistani


Në të njëjtën kohë, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg vuri në dukje se trupat e NATO-s nuk do të qëndrojnë në këto rajone më shumë se sa është e nevojshme. NATO nuk ka përcaktuar një datë specifike për përfundimin e misioneve të saj në Afganistan dhe Kosovë. Kjo është deklaruar sot Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në një intervistë me Postimees përditshme. "Është gjithmonë shumë e rrezikshme për të rregulluar datën e tërheqjes," tha ai, "sepse që do të duan prodhimit tonë do ta bëjë më të lehtë të presë:. Ata e dinë se një ditë duhet të presim dhe pastaj të fitojë" "Prandaj, unë jam i kënaqur që aleatët e NATO-s kanë vendosur që prania jonë në Afganistan dhe në Kosovë varet nga kushtet ekzistuese," shtoi ai Stoltenberg duke deklaruar se "nuk mbetet më se e nevojshme." Në rastin e Afganistanit i ka kërkuar "për të krahasuar çmimin e qëndrimit me çmim tërheqjes." "Nëse largohen, ne duhet të jenë të përgatitur për një Afganistan ku talebanët janë kthyer në pushtet, ri-krijuar një platformë për terrorizmin ndërkombëtar nga al-Kaeda ISIS", tha Stoltenberg. "Ne kemi nevojë të qëndrojmë në Kosovë, pasi KFOR-i (forcat ndërkombëtare të sigurisë nën drejtimin e NATO-s) luajnë një rol të rëndësishëm në sigurimin e stabilitetit në këtë rajon", shtoi Stoltenberg.