Kosovë, protestë dhe reagime pas vrasjes së një 18 vjeçareje në qytetin e Ferizajt VIDEO

Kosovë, protestë dhe reagime pas vrasjes së një 18 vjeçareje në qytetin e Ferizajt Në Kosovë të martën qytetarë të shumtë e përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile u mblodhën në Ferizaj në një protestë, dy ditë pas vrasjes së një vajze 18 vjeçe në këtë qytet. Protestuesit kërkuan denim maksimal për kryesit e vrasjes

 

Sondazh: Cilin E Doni Për Kryeministër?

Uncategorized

Sondazh: Cilin e doni për kryeministër?
Portali Hitshqipvideo ka publikuar sondazhin me te ri per te votuar te preferuarin tuaj ne linkun e meposhtem. Ne kete sondazh mund te merrni pjese te gjithe grup moshat e ndryshme dhe te gjitha ginite, nuk mund te votoni me shume se nje here prej nje telefoni dhe ne fund te votimit tuaj mund te shfaqni rezultatin nese jeni kurioz. Sondazhi me postSHT:

Mesazh nga Gjermania: Zgjidh urgjentisht problemin e shqiptarëve në Serbinë e Jugut


Mesazh nga Gjermania: Zgjidh urgjentisht problemin e shqiptarëve në Serbinë e Jugut


Anëtari gjerman i të Gjelbërve dhe raportuesi i Parlamentit Evropian për të ashtuquajturën Kosova Viola von Cramon reagoi për shkak të shqiptarëve në jug të Serbisë. Ajo deklaroi se çështja e adresave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë, në jug të Serbisë qendrore, duhet të zgjidhet urgjentisht. Von Kramonova reagoi në Twitter për njoftimin e kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili pretendon se "pezullimi i adresave të shqiptarëve që banojnë në Serbi është unik, duke marrë parasysh se është sistematik dhe i referohet vetëm pakicës shqiptare".

Joe Biden pasi fitoi ka disa fjalë për Albin Kurtin dhe Shqiptarët që e ndihmuan shiko VIDEO

 

Joe Biden pasi fitoi ka disa fjalë për Albin Kurtin dhe Shqiptarët që e ndihmuan



Kandidati demokrat dhe favorit aktual për president të SHBA, Joe Biden, njihet si një nga personat që mbështeti brenda Shtëpisë së Bardhë, fushatën bomb arduese të forcave të NATO-s gjatë luftës së Kosovës.

Para fushatës aktuale për president ai lëshoi një deklaratë lidhur me vizionin e tij të marrëdhënieve të SHBA me Shqipërinë dhe Kosovën. Biden tha se ai do të insistojë që të vendoset drejtësi për kr imet e lu ftës në Kosovë, vendosjen e trupave ush tarake sipas interesave të sigurisë së SHBA dhe se do të kërkojë nga BE garantimin e liberalizimit të vizave me Kosovën. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Por politikat e tij duken qartë se janë më afër shqiptarëve. Në vitin 1998, gjatë një debati në senatin amerikan, Biden është treguar i drejtpërdrejtë sa i takon mbështetjes për shqiptarët për lu ftën e Kosovës ku tha se bota duhet të njoh vuajtjen, dhimbjen që populli shqiptar në rajon ka kaluar.

“Unë do të vazhdoj që me secilën fibër në qënien time që SHBA-ja të jetë e përfshirë dhe të ketë trupa të cilët mund të gjuajnë dhe të vr asin për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve kudo që jetojnë në Ballkan”. “Duhet të qëndrojmë deri sa puna të ketë mbaruar. Ja ta definoj çdo të thotë ajo. Definicioni i punës së mbaruar është të ketë rritje të dukshme të institucioneve demokratike duke përfshirë Kosovën, Maqedoninë, Shqipërinë, një Shqipëri të lirë dhe drejtë të zgjedhur.

Që ata janë rrugës për anëtarësimin në NATO dhe ata janë rrugës për të qenë pjesë e BE-së. Sepse deri sa të arrijë ai moment nuk do të ketë siguri të vërtetë për shqiptarët në Ballkan. Bota duhet të njoh vuajtjen, dhimbjen që popullsia shqiptare në rajon ka kaluar”, tha Joe Biden vite më parë. Në SHBA po numërohen kutitë e fundit, teksa Jeo Biden shihet favorit kryesor kundrejt Trump. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

SHIKO VIDEON


Në cilën shpellë strukesh, o Edi Rama

 

Në cilën shpellë strukesh, o Edi Rama

Derisa, “Kleopatra” kosovare nuk e detyroi “Cezarin” e Tiranës as të gjunjëzohet, as të fshihet, por ajo me fjalimin, frymën, dhe intelektin e saj e bëri për vete Parlamentin dhe audiencën shqiptare nga të dy anët e kufirit. Ajo, po ashtu i la langonjtë nga te dy anët e kufirit të lehin gjer në kupë të qiellit, derisa karvani i saj vazhdon të ecë ballëlartë.
Shkruan Ramazan Bekteshi

Derisa, zonja e Hekurtë e Kosovës paralajmëroi se niset drejtë Tiranës dhe do t’i adresonte hallet e Kosovës në Parlamentin shqiptar, një alamet burrë dy metra i gjatë u zhduk si një kokërr gruri në mes të kashtës, ulësja e tij në parlament ishte e zbrazët që shkaktonte një ndjenjë neverie si ajo ndjenja e një kobi kombëtar, si një ogur, si një paralajmërim se historia po n ‘a përsëritet.
Derisa, ‘mbesa’ e Shote Gilcës, Vjosa Osmani, Kryetarja e Kosovës dhe krye kuvendarja, ia mësyn Tiranës të kërkoj ndihmën e Shqipërisë, që së bashku të padisin Serbinë për gjenocid, që së bashku të heqin barrierat që ndajnë kombin, që së bashku t’i thonë jo minishengenit ballkanik. U nis te vëllai i madh, t’i kërkonte një ndihmë vëllazërore, por vëllai në kohë të vështira për kombin iku, u fsheh, shtatë kate nën shpellë, derisa nga Parlamenti vinte jehona e lutjeve, klithmave, dhe një kushtrimi për hallet e kombit.
Derisa, “Teuta e Dardanisë” ia mësyn Shqipërisë ta lusë por edhe ta qortoj Kryeministrin shqiptar, se Kosova nuk ka tokë për t’u këmbyer, as për t’u falur, se Kosova ka qenë objekt gjenocidi nga Serbia e mikut të tij të dashur, ish-zëdhënësit të kryekriminelit serb, kryetari i Serbisë, Aleksandër Angjelko Vuçiq, ithtar i ideologjisë serbomadhe “Naçertanja”. T’i thotë kryeministrit shqiptar se minishengeni është një krijese serbe në dëm të shqiptarëve. Por, Kryeministri Rama iku, nuk ishte aty ta priste motrën e një gjaku po me atë entuziazmin që priti Vuçiq-in. Ky akt prej qyqari i Edi Ramës krijoi një precedent të padëgjuar ndonjëherë në analet e historisë brenda shqiptare.
Derisa, “Kleopatra” kosovare nuk e detyroi “Cezarin” e Tiranës as të gjunjëzohet, as të fshihet, por ajo me fjalimin, frymën, dhe intelektin e saj e bëri për vete Parlamentin dhe audiencën shqiptare nga të dy anët e kufirit. Ajo, po ashtu i la langonjtë nga te dy anët e kufirit të lehin gjer në kupë të qiellit, derisa karvani i saj vazhdon të ecë ballëlartë. Tani, ai reagimi i famshëm i profesorit amerikan E. Joseph, ‘pse e lejoni Ramën të izoloj Kosovën për Vuçiqin’ është pyetja për një milion dollarë për Parlamentin shqiptar.
Derisa, Vjosa dhe Albini, dy protagonistët më të popullarizuar në të dy anët e kufirit, si një avangardë e politikaneve të rinjë, të pa kompromis, të mençur e të pa korruptuar, që kërkojnë ndryshime rrënjësore në qeverisjen e dy shteteve tona, por hasin në rezistencë nga ata që ende duan të rrinë në pushtet, nga ata që varfëruan popullin, dhe ia shtuan vuajtjet, nga ata që heshtin për kufijtë detar të Shqipërisë dhe kufijtë tokësor të Dardanisë. Heshtjes së gjatë të studentëve në të dy anët e kufirit i vjen fundi, a do të jenë lëvizjet studentore determinante për fatin e kombit në prag të pranverës 21, kjo është çështja.

Anamorava, bashkëpunimi ndërkufitarë dhe programet e IPA-s Lexo.........

 Anamorava, bashkëpunimi ndërkufitarë dhe programet e IPA-s


Shkruan: Mr.Sc.Refik HASANI


Rëndësia e trekëndëshit kufitar Gjilan-Kumanovë-Preshevë na shtyn të gjithëve për një bashkëpunim në mesë të Komunave dhe këtyre tri rajoneve kufitare.Formimi i komitetit për bashkëpunim ndërkufitarë më datën 27 qershor 2013 dhe hapja e zyrës në Gjilan e sekretariatit të përbashkët teknik në mbështetje të BE-së për bashkëpunim ndërkufitar më datën 6 maj 2016,jan dy data shumë me rëndësi që Gjilani si qendër Komunale dhe Rajonale nëse don dhe din do të mundë të përfiton shumë. Ky bashkëpunim do të prodhonte efekte që të binjakëzohen, vllazërohen dhe miqësohen Komuna e Gjilanit dhe Rajoni i Anamoravës me Komunën fqinje të Preshevës, Bujanocit, Medvegjën, Kumanovës dhe Likovën. Përfitimet jan, si në: Bujqësi, turizëm, infrastrukturë, tregu i punës, ambient, trashigimi kulturore, shërbime publike,shëndetësi, edukim, udhëheqja e përbashkët dhe investim e partneriteti në projekte dhe program të interesit të përbashkët në këtë trekëndësh kufitar. Çka është Instrumenti për Ndihmë Para-Anëtarësimit apo asocimit IPA Që nga janari i vitit 2007 e tutje, IPA zëvendëson një varg programesh të BE-së dhe instrumenteve financiare për shtetet kandidate apo shtetet kandidate potenciale dhe IPA përbëhet nga pesë komponentë kryesorë: 1. Ndihmë për tranzicion dhe ndërtim të institucioneve, 2. Bashkëpunim ndërkufitar (për Shtetet Anëtare të BE-së dhe shtetet tjera të pranueshme për IPA), 3. Zhvillim rajonal (Transport, Mjedis, zhvillim rajonal dhe ekonomik), 4. Burime njerëzore (fuqizim i kapitalit njerëzor dhe luftimi i përjashtimit) dhe 5. Zhvillimi rural. Shtetet përfituese të IPA-së janë të ndara në dy kategori: • Shtetet kandidate të BE-së, (Kroacia, Turqia dhe ish Republika Jugosllave e Maqedonisë) janë të pranueshme për të pesë komponentët e IPA-së , kurse • Shtetet kandidate potenciale në Ballkanin Perëndimor (Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova ) janë të pranueshme vetëm për dy komponentët e parë. Në kuadrin e IPA-së, mund të sigurohet asistencës teknike, (binjakëzimet dhe TAIEX. Në investime e projekte, me theks në promovimin e kohezionit ekonomik dhe social. Asistenca teknike dhe Instrumenti i shkëmbimit të informacionit TAIEX,mbështet vendet partnere në lidhje, me: • Aplikimin, • Përafrimin dhe • Zbatimin e legjislacionit të BE-së. IPA, është kryesisht i nxitur nga kërkesa dhe lehtëson dhënien e ekspertizës së duhur për të suportuar çështjet e një kohe të shkurtër. Projektet e binjakëzimit janë të dizajnuara për të siguruar mbështetje specifike për vendet përfituese në zbatimin e fushave të BE. Projektet mbetën për t’u zgjedhur në përputhje me fushat prioritare të identifikuara nga Komisioni i BE-së. Përveç asistencës teknike dhe administrative, binjakëzimit gjithashtu ndihmon për të ndërtuar marrëdhënie afat-gjatë ndërmjet shteteve anëtare ekzistuese e të ardhshme dhe të sjell të gjitha vendet përfituese në kontakt më të gjerë me shumëllojshmërinë e praktikave brenda BE-së. IPA, si një instrument i asistencës ndihmon në nënt fusha.Nnjë ndër ta ,është edhe: Modernizimin e kuadrit rregullator, duke përfshirë mbështetjen për investime për të pajisur institucionet kryesore, infrastruktura dhe kapaciteti i të cilëve për të monitoruar dhe zbatuar e legjislacionin për ta forcuart ekonominë e tregut, heqja e pengesave vështërsive e barrierava kufitare që të ketë lëvizjë të lirë dhe promovimi i dialogu të përhershëm në kërkimin e gjetjen e bashkëpunimit ndërkuftarë në shumë fusha. Ndërlidhja e bashkëpunimit ndërkufitarë me IPA-n dhe anasjelltas Tani Kosova është nënëshkruese e marrëveshjes së stabilizim asocimit(MSA), së fundi më 9 maj 2016,mori rekomandimin nga BE-ja mbi liberalizimit e vizave. Këto shtylla apo komponenta jan të mjaftueshme që sa më shpejt të fillon bashëkpunimin ndërkufitarë në mesë të Kosovës-Maqedonisë dhe Serbisë. Këto elemente nga BE-ja jan që ne Anamorava të fillojm me projekte kapitale, programe për grande të IPA I dhe, IPA II. Nëse dijmë të masim kohën,pasi ka filluar një kapitull dhe frymë e re që do të mbulon periudhat e dekadave të ardhshëm për thithjen e investimeve nga BE-ja. Pra në mbyllje të këtij vështrimi analitik nga aspekti praktik dhe ekonomik është që ndërlidhja egziston pasi bashkëpunimit ndërkufitarë dhe IPA jan komponenta shumë të fuqishme me të gjitha instancat dhe mekanizmat e Bashkimit Evropian. Propozojm që Gjilani dhe Anamorava të jenë bartëse e debateve, tribunave e sesioneve dhe ndonjë konferencë me tematikë bashkëpunimi, binjakëzimi, vllazërimi dhe miqësimi ndërkufitar i trekëndëshit kufitar Gjilan-Kumanovë-Preshevë. Autori, ka disa punime e kumtesa në konferenca shkencore për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, por edhe ka propozur,si: Reciprocitetin, rikonfirmimit të Referendumit datë 1 e 2 mars 1992, shqyrtimi i realizimit të Marrëveshjes së Konçulit,inicimin që të miratohet një rezolut nga Parlamenti i Kosovës, formim i një Komisioni mikst nga Parlamenti Shqipëri-Kosovë, hapja e një zyre në kuadër të Zyrës së dy Kryeministrive,formimi i komiteteve për bashkëpunim ndërkufitarë, etj.

Reagon Rama: Çfarë lloj lufte është kjo?Lexo.......

 Rama: Çfarë lloj lufte është kjo?


Ai tha se me rastin e deklaratës së Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për rreziqet që paraqesin konfliktet e ngrira, raporton Zëri i Prishtinës.

"Për cilën luftë po flet? Çfarë lufte po provokon Vucic? Serbia e ka humbur luftën. Kosova është një shtet i pavarur dhe demokratik. Po, Kosova ka bërë shumë gabime në marrëdhëniet diplomatike dhe ka humbur terren, por nuk ka asnjë shans për një gjë të tillë, ato deklarata janë të pavlefshme" , I tha Rama Top Channel të Shqipërisë.
I pyetur pse kishte një marrëdhënie të keqe me Isa Mustafën, Albin Kurtin dhe Ramush Haradinajn, Rama tha se kishte një marrëdhënie të ftohtë me Mustafën, me dy të tjerët keq sepse, siç tha ai, nga të gjitha lëvizjet e gabuara që kishin në diplomaci.
"Unë e thashë atë publikisht. Kosova është përparësia ime e parë në marrëdhëniet e jashtme," tha Rama.

La nostra azienda offre

La nostra azienda offre anche lavori per il rivestimento in pietra che possono essere eseguiti con o senza l'aggiunta di pietra vera, oppure con la tecno pietra o la geo pietra oppure
Luserna.

Prishtinë: Një pajisje shpërthyese e hedhur në një oborr të një klubi nate

 Prishtinë: Një pajisje shpërthyese e hedhur në një oborr të një klubi nate


Një person i dyshuar për hedhjen e një pajisje shpërthyese u largua nga vendi i ngjarjes në drejtim të Prishtinës, por u ndalua pranë një qendre tregtare.


"Policia e Kosovës është informuar se një person dyshohet se ka hedhur një mjet shpërthyes nga një veturë dhe ka ikur me makinë drejt Prishtinës," konfirmoi zëdhënësi i policisë së Kosovës Daut Hoxha për Kljan Kosova TV, raporton Kosova në internet.

Ai shtoi se pas një koordinimi të shpejtë të veprimeve midis njësive të policisë, i dyshuari u ndalua pranë një qendre tregtare, për një kontroll.


"Njësitë e policisë po kryejnë veprime hetimore dhe operacionale në mënyrë që të kontrollojnë dyshimet e bazuara nëse eksplozivi është hedhur nga automjeti dhe për të vërtetuar faktet," tha Hoxha.


Askush nuk u lëndua në incident, dhe u raportua vetëm dëmi material.


Sipas Hoxhës, motivet e sulmit janë të panjohura në këtë kohë.

Madeleine Albright përsëri për Kosovën: Clinton punoi mirë, Biden mobilizoi NATO-n dhe Trump është i pavlefshëm

 Madeleine Albright përsëri për Kosovën: Clinton punoi mirë, Biden mobilizoi NATO-n dhe Trump është i pavlefshëm


Sipas saj, angazhimi më i madh i miqve në Kongresin Amerikan dhe komunitetin shqiptaro-amerikan mund të ndihmojë në ndërtimin e paqes dhe prosperitetit për të gjithë, transmeton Koha.

Albright foli në një tryezë të rrumbullakët në internet mbi të ardhmen e Kosovës, kryesuar nga Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të SHBA Eliot Engel.
Ajo gjithashtu kritikoi administratën Trump për qasjen e saj ndaj problemit.

"Qëllimi ishte bashkimi i botës rreth parimeve demokratike dhe angazhimit për paqe në 1998-1999. Fushata e Klintonit ishte e suksesshme. Joe Biden mobilizoi vendet në fushatën e NATO-s dhe anëtarët e Kongresit të udhëhequr nga Eiliot Engel treguan përkushtim të madh," tha Albright.

Sipas saj, tani është koha për të rivendosur angazhimin javën e ardhshme pas katër vjet dështimi dhe qasjen e administratës Trump ndaj Kosovës dhe Serbisë.

"Kosova mbetet një provë e demokracisë, por me përkushtimin e madh të miqve në Kongres dhe komunitetin shqiptaro-amerikan, ata mund të ndihmojnë në ndërtimin e paqes dhe prosperitetit për të gjithë. Patriotët amerikanë janë miq të vërtetë të shqiptarëve," tha Albright.

Mirëdita, Dobar dan: Një festival që shqetëson rinin djathtiste në Beograd

 

Mirëdita, Dobar dan: Një festival që shqetëson rinin djathtiste në Beograd



Festivali Mirëdita, Dobar dan! dhe promovimi i kulturës bashkëkohore të Kosovës përsëri shkaktoi reagime të ashpërta nga grupet e djathta.

Rrëmbimi i mikrofonit nga një person i pranishëm gjatë hapjes së festivalit “Mirëdita, dobar dan!”, ka qenë sinjal se ata që s’e duan këtë ngjarje në kryeqytetin e Serbisë ia kanë dalë të kamuflojnë hymjen në Qendrën për dekontaminimin kulturorë, edhe pse për të siguruar që mos të ndodhë diçka e tillë kordonë të tërë policie kanë rrethuar vendin ku po mbahet festivali.

Më pak se 30 metra nga vendi ku po mbahet Festivali, që synon përfarimin e shqiptarëve dhe të serbëve nëpërmjet artit, mbrëmë protestuesit e organizuar nga organizata ultranacionaliste “Zavetnici”, mbrëmë kanë protestuar një numër i madh i grupeve djathtiste të Beogradit. Ata kanë qëndruar një kohë të gjatë në rrugë dhe nuk kanë pushuar së kënduari këngë nacionaliste.

Trupa të shumta të njësive speciale të policisë së Serbisë kanë siguruar rragët përreth Qendrës për Dekontaminim Kulturor në kryeqytetin serb. Derisa kanë valëvitur flamuj serbë e portrete heronjsh të tyre, kanë protestuar edhe kundër perëndimit.

Simbolet e Kosovës, ato të Bashkimit Evropian e të NATO-s i kanë bërë bashkë, duke shpërfaqur mendimet se ky koalicion është armiqësor ndaj serbëve. Kësisoj edhe këtë vit, ata që numërojnë mbi 12 mijë viktima në luftën e nisur nga Serbia në Kosovë, protestave me thirrje nacionaliste e gjuhë luftënxitëse i janë përgjigjur me art.

Festivali dje ka nisur me ceremoninë e hapjes e më pas publiku nga Beogradi ka patur mundësi të shohin shfaqjen “Unë jam vetë grua”, derisa momentalisht në Qendrën për Dekontaminimin Kulturor po mbahet debati “Kosova – trashëgimia e kujtesës”, rreth të cilës do të flasin Korab Krasniqi (forumZFD Kosovë & Menaxher i Projektit / Publikimit të ‘Kosova – Trashëgimia e kujtesës 1.0’) dhe Durim Abdullahu (Ligjërues në Fakultetin Filozofik në Prishtinë).

Më vonë do të hapet ekspozita e fotografive “Kosova – trashëgimia e kujtesës”, e cila është e bazuar në fotografitë e Korab Krasniqit, forumZFD Kosovo, që u publikuan fillimisht si pjesë e botimit të vitit 2017 “Trashëgimia e Kujtesës në Kosovë”. Tri vite më vonë, duket se elitat politike dhe mediatike të të dy shoqërive, por edhe publiku, janë edhe më larg sesa ishin në atë kohë, megjithë procesin e normalizimit të marrëdhënieve, i cili ishte në nivelin e lidershipit të ripërtrirë këtë vit.

Situatë alarmante dhe shqetësuese në Preshevë, sot 11 raste pozitiv

Situatë alarmante dhe shqetësuese në Preshevë, sot 11 raste pozitiv



Situatë alarmante dhe shqetësuese!

CoVID ambulanca 22.10.2020 – 11 pozitiv

21 pacientë të paraqitur për kontrollë, (18 pacient në kontrollin e parë), 20 të testuar me testin e shpejtë, RTG 6 pacient

11 pozitiv nga rezultatet e PCR testeve e dërguara (mosha: 1980, 1963, 1952, 2006, 2012, 1944, 1989, 1993, 1940, 1947, 1966) 1 negativ

1 pozitiv me test të shpejtë IGM 1 pozitiv (mosha 1945), IGG 3 pozitiv

4 persona janë testuar me PCR test

Nuk ka hospitalizime

Ju lutemi, Rrespektoni masat!