Kosovë, 14 të vdekur dhe 2 mijë e 541 raste të reja me COVID-19

Kosovë, 14 të vdekur dhe 2 mijë e 541 raste të reja me COVID-19
Në Kosovë sot u regjistrua numri më i lartë i të prekurve nga COVID-19, gjatë këtij viti. Autoritetet shëndetësore konfirmuan se 14 persona kanë humbur jetën, ndërsa janë regjistruar 2 mijë e 541 raste të reja të të prekurve nga COVID-19.

Reagime pas dështimit të G7-ës për ndryshimin e afatit të largimit të trupave amerikane nga Afganistani

Reagime pas dështimit të G7-ës për ndryshimin e afatit të largimit të trupave amerikane nga Afganistani
Aleatët e Shteteve të Bashkuara thonë se nuk kanë alternativë tjetër veçse të ndjekin afatin amerikan për tërheqjen e trupave nga Afganistani deri më 31 gusht – përkundër frikës se jo të gjithë do të evakuohen me kohë.

Harris kërkon shtimin e presionit ndaj Pekinit për veprimet e tij në Detin e Kinës Jugore

Harris kërkon shtimin e presionit ndaj Pekinit për veprimet e tij në Detin e Kinës Jugore href=""> Nënpresidentja amerikane Kamala Harris tha të mërkurën se bashkësia ndërkombëtare duhet të "shtojë presionin" ndaj Kinës për pretendimet e saj territoriale në Detin e Kinës Jugore. Ajo i bëri komentet gjatë vizitës në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi.

Ditari - SHBA i përmbahet planit për t'u tërhequr nga Afganistani më 31 gusht

Ditari - SHBA i përmbahet planit për t'u tërhequr nga Afganistani më 31 gusht
Ushtria amerikane realizon numrin më të madh të fluturimeve të evakuimit nga Afganistani; Drejtori i CIA-s, takim sekret me talebanët në Kabul. Kosovë, protestë e reagime pas vrasjes së një 18 vjeçareje në qytetin e Ferizajt. Në Shqipëri rriten ndjeshëm rastet e reja me COVID-19.

Pentagoni thotë se po bën përpjekje maksimale për evakuimet nga Afganistani

Pentagoni thotë se po bën përpjekje maksimale për evakuimet nga Afganistani
Megjithëse numri i evakuimeve nga Afganistani është rritur ndjeshëm në 24 orët e fundit, ende mbeten shumë persona që presin të dalin nga vendi. Gjendja e sigurisë në aeroportin e Kabulit vazhdon të jetë e brishtë.

OBSH thirrje për shtyrjen e dozës së tretë të vaksinës

OBSH thirrje për shtyrjen e dozës së tretë të vaksinës Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë u bëri thirrje vendeve që të vonojnë administrimin e injeksioneve përforcuese për të paktën dy muaj, për t'u dhënë kohë vendeve me doza të pakëta të vaksinave që të sigurojnë më shumë.

Kosovë, protestë dhe reagime pas vrasjes së një 18 vjeçareje në qytetin e Ferizajt VIDEO

Kosovë, protestë dhe reagime pas vrasjes së një 18 vjeçareje në qytetin e Ferizajt Në Kosovë të martën qytetarë të shumtë e përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile u mblodhën në Ferizaj në një protestë, dy ditë pas vrasjes së një vajze 18 vjeçe në këtë qytet. Protestuesit kërkuan denim maksimal për kryesit e vrasjes

 

Sondazh: Cilin E Doni Për Kryeministër?

Uncategorized

Sondazh: Cilin e doni për kryeministër?
Portali Hitshqipvideo ka publikuar sondazhin me te ri per te votuar te preferuarin tuaj ne linkun e meposhtem. Ne kete sondazh mund te merrni pjese te gjithe grup moshat e ndryshme dhe te gjitha ginite, nuk mund te votoni me shume se nje here prej nje telefoni dhe ne fund te votimit tuaj mund te shfaqni rezultatin nese jeni kurioz. Sondazhi me postSHT:

Mesazh nga Gjermania: Zgjidh urgjentisht problemin e shqiptarëve në Serbinë e Jugut


Mesazh nga Gjermania: Zgjidh urgjentisht problemin e shqiptarëve në Serbinë e Jugut


Anëtari gjerman i të Gjelbërve dhe raportuesi i Parlamentit Evropian për të ashtuquajturën Kosova Viola von Cramon reagoi për shkak të shqiptarëve në jug të Serbisë. Ajo deklaroi se çështja e adresave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë, në jug të Serbisë qendrore, duhet të zgjidhet urgjentisht. Von Kramonova reagoi në Twitter për njoftimin e kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili pretendon se "pezullimi i adresave të shqiptarëve që banojnë në Serbi është unik, duke marrë parasysh se është sistematik dhe i referohet vetëm pakicës shqiptare".

Joe Biden pasi fitoi ka disa fjalë për Albin Kurtin dhe Shqiptarët që e ndihmuan shiko VIDEO

 

Joe Biden pasi fitoi ka disa fjalë për Albin Kurtin dhe Shqiptarët që e ndihmuan



Kandidati demokrat dhe favorit aktual për president të SHBA, Joe Biden, njihet si një nga personat që mbështeti brenda Shtëpisë së Bardhë, fushatën bomb arduese të forcave të NATO-s gjatë luftës së Kosovës.

Para fushatës aktuale për president ai lëshoi një deklaratë lidhur me vizionin e tij të marrëdhënieve të SHBA me Shqipërinë dhe Kosovën. Biden tha se ai do të insistojë që të vendoset drejtësi për kr imet e lu ftës në Kosovë, vendosjen e trupave ush tarake sipas interesave të sigurisë së SHBA dhe se do të kërkojë nga BE garantimin e liberalizimit të vizave me Kosovën. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

Por politikat e tij duken qartë se janë më afër shqiptarëve. Në vitin 1998, gjatë një debati në senatin amerikan, Biden është treguar i drejtpërdrejtë sa i takon mbështetjes për shqiptarët për lu ftën e Kosovës ku tha se bota duhet të njoh vuajtjen, dhimbjen që populli shqiptar në rajon ka kaluar.

“Unë do të vazhdoj që me secilën fibër në qënien time që SHBA-ja të jetë e përfshirë dhe të ketë trupa të cilët mund të gjuajnë dhe të vr asin për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve kudo që jetojnë në Ballkan”. “Duhet të qëndrojmë deri sa puna të ketë mbaruar. Ja ta definoj çdo të thotë ajo. Definicioni i punës së mbaruar është të ketë rritje të dukshme të institucioneve demokratike duke përfshirë Kosovën, Maqedoninë, Shqipërinë, një Shqipëri të lirë dhe drejtë të zgjedhur.

Që ata janë rrugës për anëtarësimin në NATO dhe ata janë rrugës për të qenë pjesë e BE-së. Sepse deri sa të arrijë ai moment nuk do të ketë siguri të vërtetë për shqiptarët në Ballkan. Bota duhet të njoh vuajtjen, dhimbjen që popullsia shqiptare në rajon ka kaluar”, tha Joe Biden vite më parë. Në SHBA po numërohen kutitë e fundit, teksa Jeo Biden shihet favorit kryesor kundrejt Trump. Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive

SHIKO VIDEON


Në cilën shpellë strukesh, o Edi Rama

 

Në cilën shpellë strukesh, o Edi Rama

Derisa, “Kleopatra” kosovare nuk e detyroi “Cezarin” e Tiranës as të gjunjëzohet, as të fshihet, por ajo me fjalimin, frymën, dhe intelektin e saj e bëri për vete Parlamentin dhe audiencën shqiptare nga të dy anët e kufirit. Ajo, po ashtu i la langonjtë nga te dy anët e kufirit të lehin gjer në kupë të qiellit, derisa karvani i saj vazhdon të ecë ballëlartë.
Shkruan Ramazan Bekteshi

Derisa, zonja e Hekurtë e Kosovës paralajmëroi se niset drejtë Tiranës dhe do t’i adresonte hallet e Kosovës në Parlamentin shqiptar, një alamet burrë dy metra i gjatë u zhduk si një kokërr gruri në mes të kashtës, ulësja e tij në parlament ishte e zbrazët që shkaktonte një ndjenjë neverie si ajo ndjenja e një kobi kombëtar, si një ogur, si një paralajmërim se historia po n ‘a përsëritet.
Derisa, ‘mbesa’ e Shote Gilcës, Vjosa Osmani, Kryetarja e Kosovës dhe krye kuvendarja, ia mësyn Tiranës të kërkoj ndihmën e Shqipërisë, që së bashku të padisin Serbinë për gjenocid, që së bashku të heqin barrierat që ndajnë kombin, që së bashku t’i thonë jo minishengenit ballkanik. U nis te vëllai i madh, t’i kërkonte një ndihmë vëllazërore, por vëllai në kohë të vështira për kombin iku, u fsheh, shtatë kate nën shpellë, derisa nga Parlamenti vinte jehona e lutjeve, klithmave, dhe një kushtrimi për hallet e kombit.
Derisa, “Teuta e Dardanisë” ia mësyn Shqipërisë ta lusë por edhe ta qortoj Kryeministrin shqiptar, se Kosova nuk ka tokë për t’u këmbyer, as për t’u falur, se Kosova ka qenë objekt gjenocidi nga Serbia e mikut të tij të dashur, ish-zëdhënësit të kryekriminelit serb, kryetari i Serbisë, Aleksandër Angjelko Vuçiq, ithtar i ideologjisë serbomadhe “Naçertanja”. T’i thotë kryeministrit shqiptar se minishengeni është një krijese serbe në dëm të shqiptarëve. Por, Kryeministri Rama iku, nuk ishte aty ta priste motrën e një gjaku po me atë entuziazmin që priti Vuçiq-in. Ky akt prej qyqari i Edi Ramës krijoi një precedent të padëgjuar ndonjëherë në analet e historisë brenda shqiptare.
Derisa, “Kleopatra” kosovare nuk e detyroi “Cezarin” e Tiranës as të gjunjëzohet, as të fshihet, por ajo me fjalimin, frymën, dhe intelektin e saj e bëri për vete Parlamentin dhe audiencën shqiptare nga të dy anët e kufirit. Ajo, po ashtu i la langonjtë nga te dy anët e kufirit të lehin gjer në kupë të qiellit, derisa karvani i saj vazhdon të ecë ballëlartë. Tani, ai reagimi i famshëm i profesorit amerikan E. Joseph, ‘pse e lejoni Ramën të izoloj Kosovën për Vuçiqin’ është pyetja për një milion dollarë për Parlamentin shqiptar.
Derisa, Vjosa dhe Albini, dy protagonistët më të popullarizuar në të dy anët e kufirit, si një avangardë e politikaneve të rinjë, të pa kompromis, të mençur e të pa korruptuar, që kërkojnë ndryshime rrënjësore në qeverisjen e dy shteteve tona, por hasin në rezistencë nga ata që ende duan të rrinë në pushtet, nga ata që varfëruan popullin, dhe ia shtuan vuajtjet, nga ata që heshtin për kufijtë detar të Shqipërisë dhe kufijtë tokësor të Dardanisë. Heshtjes së gjatë të studentëve në të dy anët e kufirit i vjen fundi, a do të jenë lëvizjet studentore determinante për fatin e kombit në prag të pranverës 21, kjo është çështja.

Anamorava, bashkëpunimi ndërkufitarë dhe programet e IPA-s Lexo.........

 Anamorava, bashkëpunimi ndërkufitarë dhe programet e IPA-s


Shkruan: Mr.Sc.Refik HASANI


Rëndësia e trekëndëshit kufitar Gjilan-Kumanovë-Preshevë na shtyn të gjithëve për një bashkëpunim në mesë të Komunave dhe këtyre tri rajoneve kufitare.Formimi i komitetit për bashkëpunim ndërkufitarë më datën 27 qershor 2013 dhe hapja e zyrës në Gjilan e sekretariatit të përbashkët teknik në mbështetje të BE-së për bashkëpunim ndërkufitar më datën 6 maj 2016,jan dy data shumë me rëndësi që Gjilani si qendër Komunale dhe Rajonale nëse don dhe din do të mundë të përfiton shumë. Ky bashkëpunim do të prodhonte efekte që të binjakëzohen, vllazërohen dhe miqësohen Komuna e Gjilanit dhe Rajoni i Anamoravës me Komunën fqinje të Preshevës, Bujanocit, Medvegjën, Kumanovës dhe Likovën. Përfitimet jan, si në: Bujqësi, turizëm, infrastrukturë, tregu i punës, ambient, trashigimi kulturore, shërbime publike,shëndetësi, edukim, udhëheqja e përbashkët dhe investim e partneriteti në projekte dhe program të interesit të përbashkët në këtë trekëndësh kufitar. Çka është Instrumenti për Ndihmë Para-Anëtarësimit apo asocimit IPA Që nga janari i vitit 2007 e tutje, IPA zëvendëson një varg programesh të BE-së dhe instrumenteve financiare për shtetet kandidate apo shtetet kandidate potenciale dhe IPA përbëhet nga pesë komponentë kryesorë: 1. Ndihmë për tranzicion dhe ndërtim të institucioneve, 2. Bashkëpunim ndërkufitar (për Shtetet Anëtare të BE-së dhe shtetet tjera të pranueshme për IPA), 3. Zhvillim rajonal (Transport, Mjedis, zhvillim rajonal dhe ekonomik), 4. Burime njerëzore (fuqizim i kapitalit njerëzor dhe luftimi i përjashtimit) dhe 5. Zhvillimi rural. Shtetet përfituese të IPA-së janë të ndara në dy kategori: • Shtetet kandidate të BE-së, (Kroacia, Turqia dhe ish Republika Jugosllave e Maqedonisë) janë të pranueshme për të pesë komponentët e IPA-së , kurse • Shtetet kandidate potenciale në Ballkanin Perëndimor (Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova ) janë të pranueshme vetëm për dy komponentët e parë. Në kuadrin e IPA-së, mund të sigurohet asistencës teknike, (binjakëzimet dhe TAIEX. Në investime e projekte, me theks në promovimin e kohezionit ekonomik dhe social. Asistenca teknike dhe Instrumenti i shkëmbimit të informacionit TAIEX,mbështet vendet partnere në lidhje, me: • Aplikimin, • Përafrimin dhe • Zbatimin e legjislacionit të BE-së. IPA, është kryesisht i nxitur nga kërkesa dhe lehtëson dhënien e ekspertizës së duhur për të suportuar çështjet e një kohe të shkurtër. Projektet e binjakëzimit janë të dizajnuara për të siguruar mbështetje specifike për vendet përfituese në zbatimin e fushave të BE. Projektet mbetën për t’u zgjedhur në përputhje me fushat prioritare të identifikuara nga Komisioni i BE-së. Përveç asistencës teknike dhe administrative, binjakëzimit gjithashtu ndihmon për të ndërtuar marrëdhënie afat-gjatë ndërmjet shteteve anëtare ekzistuese e të ardhshme dhe të sjell të gjitha vendet përfituese në kontakt më të gjerë me shumëllojshmërinë e praktikave brenda BE-së. IPA, si një instrument i asistencës ndihmon në nënt fusha.Nnjë ndër ta ,është edhe: Modernizimin e kuadrit rregullator, duke përfshirë mbështetjen për investime për të pajisur institucionet kryesore, infrastruktura dhe kapaciteti i të cilëve për të monitoruar dhe zbatuar e legjislacionin për ta forcuart ekonominë e tregut, heqja e pengesave vështërsive e barrierava kufitare që të ketë lëvizjë të lirë dhe promovimi i dialogu të përhershëm në kërkimin e gjetjen e bashkëpunimit ndërkuftarë në shumë fusha. Ndërlidhja e bashkëpunimit ndërkufitarë me IPA-n dhe anasjelltas Tani Kosova është nënëshkruese e marrëveshjes së stabilizim asocimit(MSA), së fundi më 9 maj 2016,mori rekomandimin nga BE-ja mbi liberalizimit e vizave. Këto shtylla apo komponenta jan të mjaftueshme që sa më shpejt të fillon bashëkpunimin ndërkufitarë në mesë të Kosovës-Maqedonisë dhe Serbisë. Këto elemente nga BE-ja jan që ne Anamorava të fillojm me projekte kapitale, programe për grande të IPA I dhe, IPA II. Nëse dijmë të masim kohën,pasi ka filluar një kapitull dhe frymë e re që do të mbulon periudhat e dekadave të ardhshëm për thithjen e investimeve nga BE-ja. Pra në mbyllje të këtij vështrimi analitik nga aspekti praktik dhe ekonomik është që ndërlidhja egziston pasi bashkëpunimit ndërkufitarë dhe IPA jan komponenta shumë të fuqishme me të gjitha instancat dhe mekanizmat e Bashkimit Evropian. Propozojm që Gjilani dhe Anamorava të jenë bartëse e debateve, tribunave e sesioneve dhe ndonjë konferencë me tematikë bashkëpunimi, binjakëzimi, vllazërimi dhe miqësimi ndërkufitar i trekëndëshit kufitar Gjilan-Kumanovë-Preshevë. Autori, ka disa punime e kumtesa në konferenca shkencore për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, por edhe ka propozur,si: Reciprocitetin, rikonfirmimit të Referendumit datë 1 e 2 mars 1992, shqyrtimi i realizimit të Marrëveshjes së Konçulit,inicimin që të miratohet një rezolut nga Parlamenti i Kosovës, formim i një Komisioni mikst nga Parlamenti Shqipëri-Kosovë, hapja e një zyre në kuadër të Zyrës së dy Kryeministrive,formimi i komiteteve për bashkëpunim ndërkufitarë, etj.

Reagon Rama: Çfarë lloj lufte është kjo?Lexo.......

 Rama: Çfarë lloj lufte është kjo?


Ai tha se me rastin e deklaratës së Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për rreziqet që paraqesin konfliktet e ngrira, raporton Zëri i Prishtinës.

"Për cilën luftë po flet? Çfarë lufte po provokon Vucic? Serbia e ka humbur luftën. Kosova është një shtet i pavarur dhe demokratik. Po, Kosova ka bërë shumë gabime në marrëdhëniet diplomatike dhe ka humbur terren, por nuk ka asnjë shans për një gjë të tillë, ato deklarata janë të pavlefshme" , I tha Rama Top Channel të Shqipërisë.
I pyetur pse kishte një marrëdhënie të keqe me Isa Mustafën, Albin Kurtin dhe Ramush Haradinajn, Rama tha se kishte një marrëdhënie të ftohtë me Mustafën, me dy të tjerët keq sepse, siç tha ai, nga të gjitha lëvizjet e gabuara që kishin në diplomaci.
"Unë e thashë atë publikisht. Kosova është përparësia ime e parë në marrëdhëniet e jashtme," tha Rama.