Kryetari i Republikanëve të Kosovës Faton Kurti, ka thënë se shtete mike të Kosovës, kanë paralajmëruar pasoja për vendet, të cilat kanë hequr njohjen e pavarësisë së Kosovës me kërkesën e Serbisë.
Në një postim në Facebook, Kurti ka thënë se këtë do ta bëjnë shtetet si Britania e Madhe dhe Franca, përcjell Bota sot.
“Britania e Madhe dhe Franca kanë paralajmëruar pasoja për shtetet të cilat kanë hequr njohjen Kosovës me kërkesën e Serbisë”, ka shkruar Kurti.
Postimi i Kurtit
Së fundmi, njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës, e ka tërhequr Ishujt Solomon dhe Surinami, ndërsa sipas raportimeve, edhe disa vende të tjera, do të bëjnë të njëjtën gjë.

Commenti
Posta un commento
Mirëpresim mendimin tuaj! Ju lutemi të jeni konstruktivë dhe të respektoni bashkëbiseduesit. Komentet tuaja ndihmojnë në pasurimin e debatit mbi historinë dhe politikën.