Gjuha më e vjetër në Evropë.......Lexo

Gjuha më e vjetër në Evropë Gjuha shqipe është gjuha më e vjetër në Evropë. .................................................................................................................................................. Gjuha shqipe është gjuha më e vjetër në Evropë. Rrjedh nga gjuha ilire dhe gjuha trako-frigiane (e cila është e së njëjtës familje me gjuhën etruske), një gjuhë e trashëguar e gjuhës shumë të lashtë pellazge, mbi të cilën grekët ndërtuan gjuhën e tyre: greqishten e vjetër. Nga kjo gjuhë rrjedhin gjuha joniane dhe gjuha arkadio-qipriote. Gjuha shqipe është një degë krejtësisht e ndarë nga ato që quhen gjuhë indoevropiane dhe nuk rrjedh nga ndonjë gjuhë tjetër e njohur. Sot nuk kemi asnjë gjurmë të gjuhës së ilirëve të lashtë, nëse jo vetëm disa epigrafë të rrallë (transkriptime fonetike të gjuhës ilire nëpërmjet shkronjave greke dhe, më pas, shkronjave latine) që përbëhen nga emra dhe toponime tipike ilire. Në të vërtetë, princat ilirë përdorën gjuhën greke dhe më ...

‘Dridhet’ Serbia – Publikohet armatimi që Gjermania ia dhuroi Ushtrisë së Kosovës


‘Dridhet’ Serbia – Publikohet armatimi që Gjermania ia dhuroi Ushtrisë së Kosovës

Pas shndërrimit të Kampit të KFOR-it Gjerman në Prizren në Park Kosovar-Gjerman Inovativ dhe Trajnues, KFOR-i Gjerman përmes Ministrisë së Financave i dhuron Kosovës pajisje në vlerë prej 1.8 milionë euro. Gjatë një vizite në Ministrinë e Financave, përfaqësuesit e KFOR-it Gjerman në Kosovë theksuan përkushtimin e tyre për mbështetjen e institucioneve të Kosovës përmes projekteve të ngjashme, siç është projekti i Parkut Inovativ dhe Trajnues, njofton Ministria e Financave. Në anën tjetër, ministri Hamza theksoi se bashkëpunimi me Qeverinë Gjermane është dëshmi e një bashkëpunimi me sukses në fusha të ndryshme me partner serioz siç është Qeveria Gjermane. Jetësimi i projektit të Parkut Inovativ dhe Trajnues është një mundësi e jashtëzakonshme për qytetarët e Kosovës dhe institucionet e vendit, përmes të cilit pritet të realizohen projekte tejet me rëndësi. Vlen të theksohet se nga ky park në të ardhmen pritet të përfitojnë edhe vendet e rajonit. Dhurimi i pajisjeve nga KFOR-i Gjerman mundëson që Parku Inovativ dhe Trajnues të fillojë funksionin e tij shumë shpejt. Në fillim të këtij viti, Qeveria e Kosovës dhe Qeveria Gjermane patën iniciuar diskutimet mbi të ardhmen e Kampit Fushor të KFOR-it Gjerman në Prizren, pas largimit të trupave ushtarake nga kampi.

Commenti