Gjuha më e vjetër në Evropë.......Lexo

Gjuha më e vjetër në Evropë Gjuha shqipe është gjuha më e vjetër në Evropë. .................................................................................................................................................. Gjuha shqipe është gjuha më e vjetër në Evropë. Rrjedh nga gjuha ilire dhe gjuha trako-frigiane (e cila është e së njëjtës familje me gjuhën etruske), një gjuhë e trashëguar e gjuhës shumë të lashtë pellazge, mbi të cilën grekët ndërtuan gjuhën e tyre: greqishten e vjetër. Nga kjo gjuhë rrjedhin gjuha joniane dhe gjuha arkadio-qipriote. Gjuha shqipe është një degë krejtësisht e ndarë nga ato që quhen gjuhë indoevropiane dhe nuk rrjedh nga ndonjë gjuhë tjetër e njohur. Sot nuk kemi asnjë gjurmë të gjuhës së ilirëve të lashtë, nëse jo vetëm disa epigrafë të rrallë (transkriptime fonetike të gjuhës ilire nëpërmjet shkronjave greke dhe, më pas, shkronjave latine) që përbëhen nga emra dhe toponime tipike ilire. Në të vërtetë, princat ilirë përdorën gjuhën greke dhe më ...

Serbia do format të ri të dialogut, nëse përfshihet SHBA-ja të përfshihen edhe Rusia e Kina

Serbia do format të ri të dialogut, nëse përfshihet SHBA-ja të përfshihen edhe Rusia e Kina

Rusia është e gatshme të angazhohet në bisedimet Prishtinë-Beograd nëse SHBA-ja do të bashkohej drejtpërdrejt në këtë proces dhe nëse Beogradi zyrtarisht i kërkon Moskës një gjë të tillë. Kështu deklaroi ministri i Inovacionit dhe Zhvillimit Teknologjik të Serbisë, Nenad Popoviq. Ai, pas takimeve me zyrtarët rusë nga Qeveria e Federatës Ruse, tha se hapat e Prishtinës, si vendosja e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe miratimi i ligjit për formimin e Ushtrisë së Kosovës, tregoi se BE-ja “nuk ka fuqi për të ofruar garanci se marrëveshjet e arritura midis Beogradit dhe Prishtinës do të respektohen”. “Këto lëvizje të Prishtinës, si dhe mungesa e reagimit të BE-së, varros marrëveshjen e Brukselit. Tani, ne kemi nevojë për një format të ri të dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës, i cili, në vend të përkujdesjes së BE-së, duhet të kryhet në kuadrin e OKB-së, me ndërmjetësimin e SHBA-së, Rusisë dhe Kinës”, theksoi ai.

Commenti