Gjuha më e vjetër në Evropë.......Lexo

Gjuha më e vjetër në Evropë Gjuha shqipe është gjuha më e vjetër në Evropë. .................................................................................................................................................. Gjuha shqipe është gjuha më e vjetër në Evropë. Rrjedh nga gjuha ilire dhe gjuha trako-frigiane (e cila është e së njëjtës familje me gjuhën etruske), një gjuhë e trashëguar e gjuhës shumë të lashtë pellazge, mbi të cilën grekët ndërtuan gjuhën e tyre: greqishten e vjetër. Nga kjo gjuhë rrjedhin gjuha joniane dhe gjuha arkadio-qipriote. Gjuha shqipe është një degë krejtësisht e ndarë nga ato që quhen gjuhë indoevropiane dhe nuk rrjedh nga ndonjë gjuhë tjetër e njohur. Sot nuk kemi asnjë gjurmë të gjuhës së ilirëve të lashtë, nëse jo vetëm disa epigrafë të rrallë (transkriptime fonetike të gjuhës ilire nëpërmjet shkronjave greke dhe, më pas, shkronjave latine) që përbëhen nga emra dhe toponime tipike ilire. Në të vërtetë, princat ilirë përdorën gjuhën greke dhe më ...

Dacic i thotë ROSU’s: Nuk mund të hyni në Veriun e Kosovës


Dacic i thotë ROSU’s: Nuk mund të hyni në Veriun e Kosovës Grupet e caktuara kriminale që janë në Mitrovicën e veriut dhe që janë në koordinim e bashkëpunim të plotë me shtetin e Serbisë, tash e sa vite përkujdesen për destabilizim e situatës në atë pjesë të vendit, ku iu pamundësojnë organeve të Kosovës mosfunksionimin e plotë të institucioneve në atë pjesë, madje ata tentojnë të pengojnë edhe Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës kur kanë ndonjë operacion në atë pjesë, por kjo atyre po ju rezulton pa sukses. Serbia dhe banorët serbë të veriut tash e sa vite nuk duan t’i shohin forcat speciale të Kosovës në atë pjesë, madje ata ankohen shumë herë tek NATO dhe KFOR’i për këtë çështje, shkruan gazetametro.net. Për këtë edhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic tha sot se “asnjë formacion i armatosur i shqiptarëve nuk mund të hyjë në veri të Kosovës pa pëlqimin e KFOR’it”, duke aluduar kështu në Njësitet Speciale të Kosovës. Por, deklaratat kundër forcave speciale të Kosovës nuk i marrin parasysh KFOR’i dhe NATO, ato i kundërshtojnë fuqishëm dhe ju kujtojnë Serbisë se ajo pjesë është në territorin e Kosovës dhe se institucionet kosovare mund të bëjnë çfarë të duan për kontrollimin e asaj pjese. Një përgjigje e tillë serbëve ju ka ardhur dje nga zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Graso, i cili ka deklaruar se forcat speciale të Kosovës mund të veprojnë në veri edhe pa kërkuar lejen e misionit paqeruajtës së NATO-s, shkruan gazetametro.net. Ai në një intervistë për gazetën serbe Politika për numrin e nesërm, ka thënë se Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës kanë mandat të veprojnë në çdo pjesë të Kosovës pa marrë miratimin nga ana e KFOR-it. Përgjigje për këtë shtetit të Serbisë ju kishte dhënë më herët edhe NATO’ja, e cila ju kishte bërë të ditur se Kosova nuk është e detyruar që të informojnë KFOR’in për të vendosur ROSU në veri të Kosovës.