Gjuha më e vjetër në Evropë.......Lexo

Gjuha më e vjetër në Evropë Gjuha shqipe është gjuha më e vjetër në Evropë. .................................................................................................................................................. Gjuha shqipe është gjuha më e vjetër në Evropë. Rrjedh nga gjuha ilire dhe gjuha trako-frigiane (e cila është e së njëjtës familje me gjuhën etruske), një gjuhë e trashëguar e gjuhës shumë të lashtë pellazge, mbi të cilën grekët ndërtuan gjuhën e tyre: greqishten e vjetër. Nga kjo gjuhë rrjedhin gjuha joniane dhe gjuha arkadio-qipriote. Gjuha shqipe është një degë krejtësisht e ndarë nga ato që quhen gjuhë indoevropiane dhe nuk rrjedh nga ndonjë gjuhë tjetër e njohur. Sot nuk kemi asnjë gjurmë të gjuhës së ilirëve të lashtë, nëse jo vetëm disa epigrafë të rrallë (transkriptime fonetike të gjuhës ilire nëpërmjet shkronjave greke dhe, më pas, shkronjave latine) që përbëhen nga emra dhe toponime tipike ilire. Në të vërtetë, princat ilirë përdorën gjuhën greke dhe më ...

Me Thaçin ishim afër përleshjes fizike,Vuçiç: Flasim serbisht kur debatojmë lexo.....


Me Thaçin ishim afër përleshjes fizike,Vuçiç: Flasim serbisht kur debatojmë Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka dhënë një intervistë për “TV Pink”, ku ka zbuluar detaje lidhur me takimet që zhvillon me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi. Gjatë intervistës, Vuçiç ka zbuluar se me Thaçin flasin në gjuhën angleze, ndërsa në momentet kur gjërat nxehen, atëherë ata nisin dhe flasin serbisht. "Anglishtja e tij është përmirësuar shumë. Përdorim gjuhën serbe vetëm kur debatojmë dhe hasim ndonjë problem," tha Vuçiç. Më tej, Vuçiç tregon se në një rast kanë qenë afër edhe të një përleshjeje fizike, por se gjithçka ka përfunduar shpejt. “Njëherë ishim afër përleshjes fizike. Hajredin Kuçi iu sul Ivica Daçiçit, ndërsa unë Tha… por gjithçka përfundoi shpejt”,- u shpreh Vuçiç. Me të qeshura ai tha se Brukseli është vendi ku nuk duhet të ketë përplasje fizike por përplasje ideshë, nga të cilat vjen një e ardhme më e mirë.