Taksa ndaj mallrave serbe/ SHBA paralajmëron Kosovën: Nëse nuk hiqet, do të ketë pasoja lexo.....

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar me shkrim nga Kosova pezullimin e menjëhershëm të tarifës ndaj mallrave të importuara serbe, nën paralajmërimin se miqësia midis tyre po rrezikohet seriozisht.
Ky fakt bëhet i ditur nga "Klan Kosova", burimet e së cilës kanë siguruar së fundmi letrën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe departamentit të SHBA-së, ku shihet mjaft qartë pozicioni lidhur me çështjen e taksës së vendosur nga qeveria kosovare.
Qëndrimi i prerë i administratës amerikanë është përmbledhur në tetë pika kryesore, të cilat janë:
1. “Masat tarifore janë marrë pa asnjë konsultim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
2. “Shprehim zhgënjimin e thellë që pas letrës së Presidentit Trump drejtuar Presidentit Thaçi, jo vetëm që nuk ka pasur reflektim pozitiv nga ana e Qeverisë së Kosovës, por janë shtuar produktet të cilat i nënshtrohen tarifës“.
3. “Kërkojmë pezullimin e menjëhershëm të tarifës. E njëjta tarifë mund të rivendoset në rast se dështon marrëveshja me Serbinë“.
4. “Mbështetja e SHBA-ve për Kosovën nuk është e pakushtëzuar. Kosova për momentin e mbart barrën e rrezikimit të dështimit të dialogut“.
5. “Nëse tarifa nuk suspendohet urgjentisht, SHBA-të do të suspendojnë asistencën në fushën e sigurisë, pra mbështetjen për FSK“.
6. “Suksesi dhe arritja e marrëveshjes nuk ndërlidhen me rolin e znj. Federica Mogherini dhe BE-në. Arritja e marrëveshjes është interes strategjik i SHBA-ve, prandaj është e papranueshme për ne vënia në pikëpyetje e këtij qëllimi strategjik nga ana e veprimeve të papergjegjshme të liderëve kosovarë”.
7. “Në rast se marrëveshja dështon për shkak të Kosovës, barrën e përgjegjësisë dhe pasojat do t’i mbartë vetë Kosova dhe individët përgjegjës për këtë dështim“.
8. “Kosova me sjelljet e saja të papërgjegjshme po e rrezikon seriozisht miqësinë me SHBA-të”.
Po sipas "Klan Kosova", letra në fjalë është marrë përcjellë nëpërmjet kanaleve diplomatike në pesë institucione shtetërore të Kosovës.
Commenti
Posta un commento
Mirëpresim mendimin tuaj! Ju lutemi të jeni konstruktivë dhe të respektoni bashkëbiseduesit. Komentet tuaja ndihmojnë në pasurimin e debatit mbi historinë dhe politikën.