Gjuha më e vjetër në Evropë.......Lexo

Gjuha më e vjetër në Evropë Gjuha shqipe është gjuha më e vjetër në Evropë. .................................................................................................................................................. Gjuha shqipe është gjuha më e vjetër në Evropë. Rrjedh nga gjuha ilire dhe gjuha trako-frigiane (e cila është e së njëjtës familje me gjuhën etruske), një gjuhë e trashëguar e gjuhës shumë të lashtë pellazge, mbi të cilën grekët ndërtuan gjuhën e tyre: greqishten e vjetër. Nga kjo gjuhë rrjedhin gjuha joniane dhe gjuha arkadio-qipriote. Gjuha shqipe është një degë krejtësisht e ndarë nga ato që quhen gjuhë indoevropiane dhe nuk rrjedh nga ndonjë gjuhë tjetër e njohur. Sot nuk kemi asnjë gjurmë të gjuhës së ilirëve të lashtë, nëse jo vetëm disa epigrafë të rrallë (transkriptime fonetike të gjuhës ilire nëpërmjet shkronjave greke dhe, më pas, shkronjave latine) që përbëhen nga emra dhe toponime tipike ilire. Në të vërtetë, princat ilirë përdorën gjuhën greke dhe më ...

Zaev: Do të jem qytetari i parë maqedonas me pasaportë edhe në gjuhën shqipe


Zaev: Do të jem qytetari i parë maqedonas me pasaportë edhe në gjuhën shqipe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në intervistën e parë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, deklaroi se Ligji për Gjuhët do të implementohet dhe ai do të jetë qytetari i parë maqedonas që pasaporta e tij do të përmbajë edhe gjuhën shqipe. Duke folur për vetë Ligin për Gjuhët, Zaevi tha se “edhe Kushtetuta jonë thotë se gjuhë e parë dhe zyrtare është gjuha maqedonase dhe gjuha tjetër e dytë është gjuha shqipe”. “Për këtë arsye nuk duhet të kenë dilema as te maqedonasit dhe as te shqiptarët. Pikërisht për këtë arsye është dërguar Ligji për gjuhët në Komisionin e Venecias dhe atje do të vlerësohet. Duhet të jemi fleksibilë dhe mos ta shkatërrojmë të ardhmen. Më vjen keq për opozitën që po mbjell nacionalizëm”, tha Zaevi në një intervistë për Alsat-M. “Ne nuk dëshirojmë të ndajmë qytetarët në përqindje, neve nuk na duhet ajo. Qytetarët tonë janë të barabartë dhe të gjithë njësoj”, ka thënë kryeministri Zoran Zaev në emisionin “200”. Kryeministri maqedonas u shpreh i bindur se marrëveshja e Prespës do të kalojë në parlamentin grek. “Nuk mund që të mos kem besim tek kolegu im i dashur, Aleksis Tsipras. Ne kemi vënë nënshkrimet tona. Hapi i parë ishte tek ne. Arritëm ne, besoj që do të arrijnë edhe ata. Me Tsiprasin jam dëgjuar menjëherë pas votimit në parlamentin tonë, ishte i pari që m’u lajmërua, më uroi dhe tha se tani radha është e imja”, deklaroi Zaevi.